Lajme

Qeveria Mustafa fajësohet për dështimin e projektit për zgjerimin e rrugës në Veternik

Autori: Gazeta inFokus 22:19 | 11 March 2018

Projekti afër 3 milionë euro për zgjerimin e rrugës në Veternik po del të jetë i pamenduar mirë.

Kështu të paktën e kanë vlerësuar ekspertë të Ministrisë së Infrastrukturës, por edhe ata të Komunës së Prishtinës, raporton KTV.

Pasi, sa herë ka të reshura të mëdha, aty në njërën korsi rrëshqet dheu.

-Advertisement-

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, ka thënë që ky dikaster është duke e ridizajnuar komplet projektin, por këtë do ta bëjnë në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës.

E, në Komunën e Prishtinës thonë që ata kanë pasur projekt shumë më të mirë dhe më të lirë, por që Ministria e Infrastrukturës e qeverisë Mustafa në atë kohë nuk ka bashkëpunuar me ta.

Pasi puna kishte filluar kohën e fushatës zgjedhore.

Ndryshe, Ministria e Infrastrukturës ka thënë se deri në qershor nuk do të munden të fillojnë punën në projektimin e ri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera