Sport

Qeveria mori vendim që dasmat të organizohen me 10 persona, Tovërlani tregon se ku duhet të mbahen ato

Autori: Gazeta inFokus 22:07 | 05 April 2021

Qeveria e Republikës së Kosovës gjatë ditës së hënë ka miratuar masat e reja për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit, shkruan Gazeta inFokus.

Ekzekutivi i vendit ka marrë vendim që dasmat të organizohen vetëm me 10 persona.

Ky vendim i Qeverisë Kurti II e ka irrituar trajnerin e mirënjohur kosovar, Afrim Tovërlanin, i cili përmes një statusi në llogarinë e tij zyrtare në facebook ka treguar se ku duhet të mbahen dasmat.

-Advertisement-

“Krejt dasmat sivjet ne Kukes, edhe ashtu jane verior dmth Kosovē🤣🙈”, ka shkruar Tovërlani në facebook.

Më poshtë keni postimin ish-trajnerit të shumë skuadrave në Kosovë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera