Lajme

Qeveria miraton vendimin ku shpallet përfundimi i gjendjes së emergjencës shëndetësore

Autori: Gazeta inFokus 12:33 | 24 Maj 2023

Qeveria e Kosovës është mbledhur sot, me ç’rast është miratuar vendimi ku shpallet përfundimi i gjendjes së emergjencës shëndetësore.

Pas mbledhjes, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka mbajtur një konferencë për media, ku ka theksuar se ky vendim është marrë me propozim të IKSHPK-së dhe OBSH-së.

“Sot në mbledhjen e qeverisë miratuam vendimin ku shpallet përfundimi i gjendjes së emergjencës shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë e propozoi këtë vendim në zbatim të rekomandimit të IKSHPK-së dhe deklaratës së OBSH-së së datës 5 maj të këtij viti se COVID-19 nuk paraqet më tej emergjencë globale shëndetësore”.

-Advertisement-

“Këto 1164 ditë të gjendjes së emergjencës së shëndetit, u tejkaluan me shumë sakrifica, por edhe përkushtim e mobilizim dhe vetëmohim nga shumëkush”.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy