Lajme

Qeveria miraton vazhdimin e pagesave për specializantët për muajt nëntor e dhjetor

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 22 September 2021

Qeveria miraton vazhdimin e pagesave për specializantët për muajt nëntor e dhjetor

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për vazhdimin e pagesave për specializantët me vetëfinancim/vullnetarë edhe për muajt nëntor e dhjetor.

Nga kjo mbështetje përfitojnë 578 specializantë, përfshirë 58 nga Lugina e Preshevës. Përkrahja financiare përbën shumën në vlerë prej 730.000,00 eurove.

-Advertisement-

Ndërtesa të rrëzuara, pamje nga tërmeti i sotëm në Australi – Gazeta Expre…

Rregullo problemet e tua në shtrat për 5 sekonda
Gjithashtu në mbledhje u miratua edhe propozimi i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve që të ndahen një milion euro për subvencionimin e bursave për studentë dhe një milionë euro për aftësimin e të rinjve në fushën e TI-së.

Përmes Pakos së Ringjalljes Ekonomike, do të ndihmohen studentët dhe talentet e reja në fushën e TI-së, me ofrimin e mundësisë për përfundimin e kurseve dhe trajnimeve në këtë sektor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera