Lajme

Qeveria miraton tri projektligje për FSK-në, pa mbështetjen e Presidentit

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 13 September 2018

Qeveria e Kosovës i ka proceduar tri projektligje që kanë të bëjnë me Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, ministri i FSK-së, Rrustem Berisha paraqiti projektligjet për FSK-në, atë për Shërbim në FSK dhe projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes.

Ministri Berisha tha se hartimi dhe procedimi i këtyre projekligjeve është bërë në bazë të normave kushtetuese.

-Advertisement-

“Projektligji për FSK përcakton kompetencat, organizimin dhe funksionimin e FSK-së si forcë multietnike, profesionale në mbrojtje të integritetit territorial të interesave të qytetarëve të Kosovës”, tha ministri Berisha.

Në bazë të propozimit të qeverisë, FSK do ta mbajë emrin e vet aktual.

Ministri Rrustem Berisha tha s epër emrin do të diskutohet në rrethana tjera.

Por kjo iniciativë duket se nuk e ka mbështetjen e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ky i fundit tha sot para gazetarëve se një hap i tillë do ta dëmtonte Kosovën.

“Për këtë propozim, Presidneti i Kosovës nuk është i informuar. Nuk besoj që janë të informuar edhe SHBA e NATO sepse për këtë do të isha i informuar edhe unë. Por nëse është e vërtetë do të konsultohem në minutat e ardhshëm”, tha ai.

“Ne kemi filluar tash e një kohë një proces të vetëdijesimit dhe kemi arritur në një fazë të rëndësishme të koordinimit. FAK duhet të jenë të mirëpritura dhe të jetë një proces i hapur, i sigurt për Partneritet për Paqe dhe NATO e jo një veprim kokë në vete për ta izoluar dhe për ta lënduar rëndë misionin multietnik të qeverisë. Një veprim i njëanshëm i çon në izolim, një veprim i koordinuar i hap rrugë të sigurt zhvillimit e forcimit”,

“Sot është një ditë e rëndësishme historike. Parlamenti Europian e voton liberalizimin e vizave për Kosovën… Mendoj se procedimi i kësaj çështjeje sot është moment i gabuar sepse nuk kemi nevojë që këtë mëngjes ta dërgojmë këtë mesazh tek aleatët”, tha Thaçi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera