Lajme

Qeveria miraton Projektligjin për rritjen e sigurisë kufitare

Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 13 December 2023

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Kontrollin e Kufirit Shtetëror, e cila ka për qëllim të caktojë rregullat për kontrollin e kufirit shtetëror dhe kompetencat për autorizimin e Policisë lidhur me kontrollin e kufirit.

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla ka thënë se me këtë nismë legjislative, MPB-ja do të bëjë plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për kontrollin e kufirit.

“Kjo nismë synon të forcojë kontrollin e kufirit shtetërorë dhe të përcaktojë kompetencat e policisë lidhur me kontrollin e kufirit. Përmes këtij projektligji u ofrojmë organeve të kontrollit kufitar kuadrin ligjorë për mjetet e nevojshme që të adresohen në mënyrë efektive sfidat e menaxhimit të kufirit si dhe për ruajtur sigurinë e kufirit”, ka thënë Sveçla.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy