Lajme

Qeveria miraton projekt-udhëzimin për ndalimin e pjesëmarrjes së fëmijëve në klubet e natës

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 09 August 2023

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar projekt – udhëzimin administrativ për ndalimin e pjesëmarrjes së fëmijëve në klubet e natës.

Në mbledhjen e Qeverisë, zëvendësministri i Punëve të Brendshme Bardhyl Dobra gjatë fjalës së tij tha se fryma e këtij projekt – udhëzimi është mbrojtja më e mirë e fëmijëve.

“Fryma e këtij projekt – udhëzimi është mbrojtja më e mirë e fëmijëve duke ndërtuar mekanizma përgjegjës nëpërmjet caktimit të autoriteteve publike nga policia, shërbimet sociale deri te obligimet e prindërve, kujdestarëve, pronarëve të bizneseve dhe personave përgjegjës karshi marrjes së masave të nevojshme për ndalimin e pjesëmarrjes së fëmijëve në klubet e natës dhe ekspozimit të tyre në këto situata të papërshtatshme që mund të prekin jetën, dinjitetin dhe mirëqenien e fëmijëve…”, ka thënë Dobra.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera