Qeveria miraton Projekt Kodin Civil të Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
10:57 | 29 December 2021
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Projekt Kodin Civil të Kosovës.
Gjatë prezantimit të këtij Projekt Kodi, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se qëllimi i këtij dokumenti është harmonizimi i dispozitave ligjore të fushës civile.
“Qëllimi i këtij dokumenti është që të harmonizojnë dispozitat ligjore të fushës civile, si Ligjit për Marrëdhëniet dhe Detyrimet kontratave dhe detyrimet e tjera nga shkaktimi i dëmeve, pasuri e pabazë, Ligji i Pronësisë, Ligjit për Familjes dhe Ligjit të Trashëgimisë”, ka deklaruar ajo.
Ministrja theksoi se sipas dokumenteve që kanë pranuar nga ekspertët e fushës është konstatuar se në këtë fushë ka ligje të ndryshme por që nuk janë të harmonizuara mes veti.
“Sipas të gjitha dokumenteve të pranuara në Komision nga ekspertët e fushës është nxjerr rezultati se në fushën civile ka ligje të ndryshme që janë në fuqi por që nuk janë të harmonizuara me njëra-tjetrën. Për shkak të konfliktit të ligjeve ka pasur mungesa në moszbatim të legjislacionit, zbatim jo adekuat të legjislacionit, mosrealizim të të drejtave për qytetarët të garantuara me ligj dhe me Kushtetutë. Mbi të gjitha ka vendime të ndryshme për çështje të njëjta, sikurse ato, pronësore, familjare dhe trashëgimore”, ka thënë ministrja.
Ajo foli edhe për përmbajtjen e Projekt Kodit civil.
“Projekt Kodi Civil i Kosovës ka gjithsej 1630 nen të strukturuara në pesë libra ku hyjnë parimet e përgjithshme, detyrimet, pronësore, familja dhe trashëgimia”, ka deklaruar ajo.
Ky Projekt-kod është miratuar në Qeveri pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...




































