Lajme

Qeveria miraton programin për mbrojtjen e konsumatorit

Autori: Gazeta inFokus 16:20 | 08 September 2021

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar Programi për Mbrojtjen e Konsumatorit, i cili ka si bazë Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Programi në fjalë pritet që të përcaktojë politikat për mbrojtjen e konsumatorëve në katër vitet e ardhshme dhe ka për qëllim garantimin e qarkullimit të lirë të produkteve të sigurta në treg.

Pra, qëllimi primar i këtij programi është fuqizimi i konsumatorit për një rol aktiv në tregun kosovar.

-Advertisement-

Përpos këtij programi, është miratuar edhe koncept-dokumenti për fushën e sigurisë së përgjithshme të produkteve në vend. Koncept-dokumenti rekomandon miratimin e Ligjit për rregullimin e fushës përkatëse, i cili do të sigurojë nivel të lartë të mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë së konsumatorëve që përdorin produkte për kryerjen e veprimtarive të tyre profesionale.

Ligji do të sigurojë vendosjen në treg të produkteve ekskluzivisht të sigurta dhe do të parandalojë prodhimin, importin dhe vendosjen në treg të produkteve mashtruese, si dhe eksportin e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera