Lajme

Qeveria miraton një nismë që ka të bëjë me raportet Kosovë-Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 05 June 2023

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje elektronike, me ç’rast ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes për njohjen e të drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjedhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, vendimi obligon Ministrinë e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës që të zhvillojë negociata me Qeverinë e Shqipërisë me qëllim të finalizimit të tekstit përfundimtar të marrëveshjes së lartë-cekur, në përputhje me legjislacionin në fuqi, njofton Klan Kosova.

“Marrëveshja ka si objekt përcaktimin e rregullave të zbatueshme në mundësimin e njohjes së të drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në të dy vendet, si dhe të të drejtave dhe detyrimeve që Palët marrin përsipër për arritjen e qëllimit, sipas kësaj marrëveshje”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera