Lajme

Qeveria miraton nismën për lidhjen e marrëveshjes për ekstradim me Suedinë

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 13 September 2023

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot nismën për lidhjen e marrëveshjes mes Kosovës e Suedisë për ekstradim.Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se Republika e Kosovës ka rritur të avancojë pozicionin e saj në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Ai tha se Mbretëria e Suedisë është pajtuar që të avancojë tutje bashkëpunimin në fushën e ekstradimeve,.

Ndërkaq, zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorolli tha se nisma për marrëveshjen për ekstradim është e bazuar në aspiratën e Kosovës për afirmimin e vlerave evropiane dhe bashkëpunimit bilateralë.

-Advertisement-

“Marrëveshja do të rregullojë procedurën që duhet ndjekur që nga momenti i kërkesës për ekstradim deri te dorëzimi i personit të ekstraduar, duke ngërthyer në vete standardet ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut…”, tha Qorrolli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera