Lajme

Qeveria miraton ndryshimet e ligjit për Presidentin

Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 04 May 2017

Qeveria e Kosovës ka miratuar projekligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi në mbledhjen e Qeverisë, tha se ky projektligj ka të bëjë me një ndryshim i cili konsiston që të kemi një legjislacion të barabartë edhe për Presidentin e Kosovës, si të ish zyrtarit të lartë të Republikës së Kosovës, ngase me ligjin paraprak ka qenë i përjashtuar Presidenti i Republikës së Kosovës.

 Sipas tij, me ketë nen barazohet Presidenti i Kosovës, ish Presidenti, ish kryetari i Kuvendit, kryeministrin, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës Supreme dhe kryeprokurorit të shtetit.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa sqaroi se nuk flitet për Presidentin aktual, pasi është dhënë iniciativa vetëm që të barazohet statusi i Presidentit me statusit e bartësve tjerë të pozitave të larta. Mustafa shtoi se kjo i takon edhe ish presidentëve, pas vitit 2008.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera