Lajme

Qeveria miraton ligjin për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 11 September 2024

Në mbledhjen e qeverisë së Kosovës është miratuar Projektligji për Byronë shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së pajustifikueshme.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se pavarësisht tendencave për zvarritje ky ligj po miratohet dhe do të jetë njëri nga zotimet e realizuara të tij për ti kthyer shtetit atë që është përfituar jashtëligjshëm.

“Pas publikimit të këtij vendimi me 29 korrik të këtij viti (vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ndyshimin e katër neneve) ministria e Drejtësisë me përkushtim ka analizuar ndryshimet në këto katër nene dhe ka finalizuar projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme të cilën e keni para vetes. Pavarësisht tendencave për të zvarritur jetësimin e këtij ligji të rëndësishëm byroja do të bëhet, jetësimi i koncpetit të konfiskimt civil si zotim i yni përveç se do ta ruaj pasurinë publike dhe do të ia kthejë shtetit atë që është përfituar kundërligjshëm”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Kujtojmë se Partia Demokratike e Kosovës në shkurt të vitit 2023 e dërgoi Ligjin për Byronë Shtetërore për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme në Gjykatën Kushtetuese, për vlerësim të kushtetutshmërisë.

Derisa vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte që të kishte ndërhyrje dhe ndryshime në katër prej neneve të ligjit për Byronë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera