Lajme

Qeveria miratoi programin për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë elektrike

Autori: Gazeta inFokus 21:50 | 05 September 2023

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e radhës në formë elektronike në të cilën ka miratuar disa pika.

Përmes një komunikate bëhet e ditur se është miratuar programi për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë elektrike për periudhën 2023-2024, i cili u prezantua sot gjatë ditës.

Gjithashtu është miratuar kërkesa e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për ndarje të mjeteve buxhetore në vlerë prej dy milionë e pesëqind mijë euro për zbatimin e Masës 4.3 – Mbështetja e Kulturës dhe Sportit të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

-Advertisement-

Bëhet fjalë për mbulesën e shumës së garancisë për cedimin e të drejtave ekskluzive të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, në rast se kandidatura e Kosovës shpallet e suksesshme për mirëpritjen e Lojërave Mesdhetare, Prishtina 2030.

Gjithashtu është bërë e ditur se është miratuar programi për zbatimin e Strategjisë së Energjisë së Kosovës për periudhën 2022-2025.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera