Kulturë

Qeveria merr vendim që nëntori të quhet muaji i Anton Çettës

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 03 November 2020

Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi ka thënë se Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e saj që nëntori të quhet Muaji i Anton Çettës.

“Me propozimin tim si Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Qeveria e Kosovës e ka miratuar propozimin që muaji nëntor të quhet Muaji i Anton Çettës dhe si i tillë të përcillet me një varg aktivitetesh”, ka thënë ajo, shkruan Gazeta Infokus.
Në 25 vjetorin e vdekjes së Çettës, Dumoshi ka thënë se ka nisur ditën me homazhe tek varri i tij.

“Më 3 nëntor, në përvjetorin e tij e nisëm muajin e Anton Çettës për homazhe tek varri i tij, në Prizren, së bashku me ministren Hykmete Bajrami dhe profesor Rizah Krasniqin”, ka shkruar Dumoshi në Facebook.

-Advertisement-

Gjithashtu është shprehur se Anton Çetta ishte njëri nga figurat më të rëndësishme të historisë së re të kosovës. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera