Lajme

Qeveria me udhëzim-administrativ për ndalimin e pjesëmarrjes së fëmijëve në klubet e natës dhe hapësira të ngjashme

Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 09 August 2023

Kryeministri Albin Kurti i ka ftuar ministrat në një mbledhje të Qeverisë.

Mbledhja është caktuar të mbahet të orën 10:00, njoftoi Zyra e Kryeministrit.

Në rend të ditës në mbledhjen e sotme janë gjithsej 12 pika, shkruan gazeta online Reporteri.net.

-Advertisement-

Siç është bërë e ditur në mbledhjen e sotme, do të bëhet shqyrtimi i projekt-udhëzimit administrativ për Masat e duhura parandaluese dhe mbrojtëse për ndalimin e pjesëmarrjes së fëmijëve në klubet e natës dhe dhe hapësira të tjera të ngjashme.

Kujtojmë se gjatë të premtes vonë, një person mbeti i vdekur e dhjetëra të tjerë të lënduar pas një gjuajtje me armë zjarri në një lokal në kryeqytet.

Deri më tani, dihet se vrasja erdhi si pasojë e dy grupeve, ndërsa policia konfirmoi se pati mosmarrëveshje mes disa të dyshuarve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera