Lajme

Qeveria mbulohet me fjongo rozë, Kurti: Do të ngrisim kapacitetet për shërimin e kancerit të gjirit

Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 30 October 2021

Në objektin e qeverisë është vendosur fjongo ngjyrë rozë, e cila simbolizon luftën me kancerin e gjirit. Me këtë aktivitet përmbyllet edhe muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.

Kryeministri Albin Kurti tha se shumë vajza e gra janë atakuar me këtë sëmundje, për çka tha se po punojnë për ndërgjegjësimin e tyre për zbulim të hershëm.

“Shumë prej tyre nuk mbijetuan, por kemi të tilla që edhe për fat të mirë ato jetojmë. Me reformat që do të ndërmarrim ne sistemin e shëndetësisë do të angazhohemi që të kemi parandalim të kësaj sëmundje. Dhe të ngrisim kapacitetet për shërimin e kësaj sëmundjeje”, tha ai.

-Advertisement-

Kjo fjongo ngjyrë rozë është vendosur nga fondacioni Jahjaga dhe organizata “Jeta/Vita”.

Ish-presidentja Atifete Jahjaga u ka bërë thirrje grave për kontrolle të rregullta, për parandalimin e rrezikut të kësaj sëmundje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera