Lajme

Qeveria mban mbledhje ‘online’, ndan mbi 16 mijë euro për disa aktivitete të përfaqësuesve të Luginës së Preshevës

Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 15 April 2024

Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, njoftoi Zyra e Kryeministrit.

Në këtë mbledhje u miratua ndarja e afro 17 mijë eurove për, siç thuhet, aktivitetet avokuese Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe të përfaqësuesve të Luginës së Preshevës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka ndarë 16,880.00 euro në mbështetje të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve të tyre avokuese”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera