Qeveria maqedonase anulon ekskursionet e nxënësve dhe studentëve për në Itali
Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 25 February 2020
Pacienti i fundit i testuar në Klinikën Infektive në Shkup nuk është i prekur nga virusi Korona.
Ai kishte mbërritur nga Dubai në Shkup para disa ditësh dhe i kishte kaluar të gjitha kontrollet, por më pas është ankuar për simptoma të ngjashme me ato të Koronës.
Pas analizave të nënshtruara u konfirmuar se personi ishte me grip dhe te ai nuk është gjetur prania e virusit të rrezikshëm.
Paraprakisht edhe një person tjetër që kishte udhëtuar nga Italia ishte ankuar, por pas analizave të kryera u konstatuar se ai nuk ishte prekur nga Korona.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe apeloi që të mos shkaktohet panik, pasi janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme.
“Rastin e dytë të cilin e testuam nga koronavirusi është negativ, bëhet fjalë për udhëtarin i cili erdhi nga Dubai pas gjashtë ditësh, bëhet fjalë për Influencën-B. ” Udhëtarët të cilët vij në nga Italia veriore do të lëshohen në vetëm pesë kalime, në Tabanoc, Deve Bair, Qafëthanë, Bllacë, Bogorodicë si dhe dy aeroportet këtu në Shkup dhe Ohër”, deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Frika nga virusi Korona ka detyruar Qeverinë që të anulojë të gjitha udhëtimet dhe ekskursionet e shkollave dhe të universiteteve për në Itali, ku numri i të prekurve nga Covid19 po rritet me shpejtësi të madhe.
Në mbledhjen e fundit Qeveria obligoi ministrinë e Shëndetësisë që urgjentisht të sigurojë sasi të konsiderueshme të maskave, dorezave, mjeteve dezinfektuese dhe veshjeve mbrojtëse për institucionet e sistemit për menaxhimin e integruar të kufijve me qëllim mbrojtjen e personelit si dhe të sigurojë mjete dezinfektuese dhe sapunë për shkollat dhe çerdhet e vendit. Shkollat poashtu obligohen që në bashkëpunim me komunat dhe Qendrat e shëndetit Publik të organizojnë orë edukative./Alsat/
Të tjera
-
Bulliqi pret në takim Gërvallën, diskutojnë për Podujevën
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka pritur sot në takim, ministren për ...
-
Përplasje e ashpër në Komisionin për Integrime, kërkohet dorëheqja e ministres Hajdari
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka raportu...
-
BE vendos sanksione ndaj katër kolonëve izraelitë
Katër kolonë ekstremistë izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerus...
-
Dogana e Kosovës sekuestron mbi tre mijë mbrojtëse të telefonave me marka të falsifikuara
Njësitë e Doganës gjatë kontrolleve kanë arritur të parandalojnë futjen e...
-
Dyshohet për dhúnë në familje, IPK rekomandon suspendimin e një kapiteni policor
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) i ka rekomanduar Policisë së Kosovës sus...
-
Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, kritikohet Kurti për përçarje të shqiptarëve
Më 24 prill do të mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni...
-
“Rrenë e kulluar elektorale”, Haradinaj i reagon Qeverisë për autostradën e Dukagjinit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar nd...
-
SHBA vendos veto ndaj anëtarësimit të plotë të Palestinës në OKB
Më 18 prill, për shkak të votës veto të SHBA-së, projekt-rezoluta për t'i rek...
-
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e dy personave
Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët duke kërkuar bashkëpunim për gjetjen ...
-
Gjykata merr vendim për Akil Gjakoven, i ndalon afrimin ndaj bashkëshortës në distancë prej 50 metrash
Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka refuzuar kë...
-
Lajçaku thotë se anëtarësimi në BE, është nxitja më e fortë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve siç ka Kosova dhe Serbia
Ndërmjetësuesi i BE-së, për dialogun, Miroslav Lajçak ka thënë sot se perspek...
-
Ferizaj: Djali e rrāh babain, e sülmon me kubëz betoni dhe tenton ta godās me veturë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten në Ferizaj. Si rezultat i një mos...