Lajme

Qeveria ‘luan’ me ushtrinë

Autori: Gazeta inFokus 08:09 | 15 September 2018

Krijimi i ushtrisë së Kosovës po konsiderohet si mision vështirë i realizueshëm, pasi që votimi i Pakos së Ligjeve për Ushtrinë nga Qeveria e Kosovës është bërë pa përkrahjen e faktorit ndërkombëtar. Në Qeveri thonë se për këtë veprim kanë përkrahjen e aleatëve ndërkombëtarë, derisa në anën tjetër opozita po vlerëson se kjo Qeveri, por edhe ato para kësaj po luajnë “pingpong” me ushtrinë, shkruan sot Gazeta “zëri”.

Ndonëse para dy ditësh Qeveria e Kosovës votoi Pakon e Projektligjeve për Transformimin e FSK-së në Ushtri, një gjë e tillë mbetet e vështirë për t’u realizuar. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët thonë se reagimet e NATO-s dhe të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, të ardhura pas vendimit të Qeverisë, tregojnë se bërja e ushtrisë nuk do të lejohet të ndodhë nëpërmjet ndryshimeve ligjore, duke shpërfillur amendamentimet e Kushtetutës. Pavarësisht deklaratës së Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, ku thuhej se institucionet e Kosovës nuk janë konsultuar me ta për vendimin mbi ushtrinë, nga Qeveria e Kosovës i kanë thënë “Zërit” se kryeministri Ramush Haradinaj është në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën në fjalë.

Mirëpo, përfaqësuesit e opozitës shprehen tejet skeptikë nëse nisma e Haradinajt mund të shkojë deri në fund, pikërisht pasi sipas tyre qëndrimi i ndërkombëtarëve nuk ka ndryshuar. Ndonëse e mbështesin krijimin e ushtrisë, ata thonë se nisma e kreut të ekzekutivit është ndërmarrë vetëm për t’i mbuluar çështjet e tjera, duke e keqpërdorur çështjen e ushtrisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera