Qeveria Kurti në kontakt me BE-në për takim me Vuçiqin

Autori: Gazeta inFokus
09:44 | 12 February 2023
Para tre muajsh ishte takimi i tyre i fundit. Pranimi në parim i planit të Bashkimit Evropian për dialogun, pritet t’i ulë sërish përballë kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel. Përveç diskutimit për kornizën e propozimit të BE-së për dialogun, aty pritet të flitet edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Mirëpo, ndërmjetësuesit e dialogut ende nuk iu kanë dorëzuar palëve ftesat zyrtare për takim.
Në Qeverinë e Kosovës thonë se Kurti është i gatshëm për takim, andaj edhe janë në kontakt të vazhdueshëm me Bashkimin Evropian për caktimin e takimit të radhës.
Këta të fundit konfirmojnë për KosovaPress përgatitjet për takimin Kurti-Vuçiq, derisa theksojnë se kanë marrë parasysh edhe gjashtë kushtet e kryeministrit Albin Kurti për Asociacionin, por pa treguar nëse kanë vërejtje për ndonjërin prej tyre, ani pse zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ditë më parë tha se Brukseli ka vërejtje në dy prej tyre.
“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Bashkimin Evropian për caktimin e takimit të radhës. Gatishmërinë për të e kemi shprehur edhe publikisht. Do t’ju mbajmë të informuar me kohë”, deklaron zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për KosovaPress.
Ndërkaq, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, thotë për KosovaPress se ata janë të gatshëm të ndërmjetësojnë për diskutimet mbi Asociacionin në takimet e ardhshme të dialogut.
Sipas tij, forumi për të diskutuar krijimin e Asociacionit si dhe çdo propozim që mund të kenë të dy palët, është në kuadër të dialogut.
“Kemi marrë parasysh komentet e kryeministrit Kurti në lidhje me Asociacionin/Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe në Kuvendin e Kosovës më 2 shkurt. Forumi për të diskutuar krijimin e Asociacionit, si dhe çdo propozim që mund të kenë të dy palët, është në kuadër të dialogut. BE-ja është e gatshme të ndërmjetësojë diskutimet mbi Asociacionin në takimet e ardhshme të dialogut, thekson ai.
Në anën tjetër, profesori i shkencave politike, Dorajet Imeri thotë për KosovaPress se takimi Kurti-Vuçiq do të ndodh shumë shpejtë, madje pret edhe lëvizje konkrete në bazë të propozimit të BE-së.
“Afatizimi i marsit është diçka pozitive, pasi këto negociata janë karakterizuar me paparashikueshmëri se kur do të ndodhin, çfarë etapa do të kërkohet ose sa kohë që do të mbyllet si çështje. Prandaj, pozitivja e parë që konsideroj unë se kemi një limit kohor se kur do t’i kryejmë obligimet tona. Ndryshe, marsi është optimal për të pasur takime, duke i njohur palët mundësia për të pasur gjëra të paparashikueshme është e madhe, por unë kam një bindje se faktorët ndërkombëtarë meqenëse, po ka intensivisht diskutime, i kanë marrë të gjitha masat për të mbyllur këtë shqetësim”, thotë ai.
Në fillim të kësaj jave, kryeministri Kurti, pas takimit me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e pranoi zyratarisht propozimin e BE-së për dialogun.
Ai këtë e ka konsideruar si bazë të mirë për bisedime të mëtejme dhe platformë solide për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel.
Në lidhje me këtë, Kurti të shtunën bisedoi edhe me këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Të tjera
-
Memli Krasniqi uron Veselin për ditëlindje: Pres të ritakohemi së shpejti, në Prishtinë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovë...
-
Cakolli shkon në Kuvend: Ora 10:30, të gjithë në sallë përveç deputetëve – e papërgjegjshme
Eugen Cakolli nga KDI ka shkuar në sallën e Kuvendit të Kosovës në kohën kur ...
-
“Fat, familjarëve”, Paris Guri i LDK-së i bën ‘diss’ vëllait të Luan Dalipit
Në seancën e 24-të të Kuvendit të Kosovës, tensionet politike morën edhe një ...
-
Haradinaj: As këtë seancë, nuk ka ndonjë ndryshim
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur para seancës së 24-të për konstituim...
-
Xhevahire Izmaku: Kuvendit i duhet figura e Limajt
Deputetja e NISMA-s, Xhevahire Izmaku ka thënë se Kuvendit të Kosovës i nevoj...
-
Fillon grumbullimi i deputetëve për seancën konstituive
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur të mblidhen për seancën konstituiv...
-
Haradinaj përkujton me nderim heronjtë e 31 majit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë një p...
-
Hasani: S’pres ndryshim pa një vendim të Gjykatës Kushtetuese
Deputeti i betuar i PDK-së, Nait Hasani, ka mbërritur në Kuvend për të marrë ...
-
Abelard Tahiri: Më keq se bllokada aktuale, do të ishte nëse Kurti bëhet kryeministër përsëri
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka folur për media para hyrjes në objektin...
-
Osmani pret një delegacion të stafit të kongresit amerikan, flasin për zhvillimet e fundit e marrëdhëniet me SHBA-në
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim një delegacion të sta...
-
Përhapja e fruthit rrit numrin e vaksinimeve te fëmijët
Alarmi për përhapjen e fruthit në Kosovë ka bërë që shumë prindër të marrin m...
-
Arrestohet një burrë në Podujevë, vodhi gjëra në një market me vlerë 75 euro
Një burrë është arrestuar në fshatin Lluzhan të Podujevës, pasi më 28 maj kis...