Lajme

Qeveria Kurti mban mbledhje, merren disa vendime

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 08 December 2023

Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka zhvilluar një mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar disa vendime, si dhe ka rialokuar mjete për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se janë rialokuar 320,428.00 euro për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në shërbim të zbatimit të Programit “Masat preventive – intervenime emergjente” nëpër komuna të ndryshme.

Po ashtu është miratuar vendimin për dhënien e pronës së paluajtshme, të konfiskuar me Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë PKR Nr. 1046/16, në shfrytëzim për Odën e Ndërmjetësuesve të Kosovës.

-Advertisement-

Qeveria po ashtu ka aprovuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit për Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e trajtimit të Ujërave të zeza në Ferizaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera