Lajme

Qeveria Kurti ka nëntë përqind më shumë punë të realizuara sesa Qeveria Hoti

Autori: Gazeta inFokus 22:53 | 26 January 2022

Erblin Hoxha nga Lëvizja FOL, duke prezantuar të gjeturat e raportit të fundit rreth aktiviteteve të përmbushura nga Qeveria e Kosovës për vitin 2021, ka thënë se ajo është me e suksesshme sesa qeveria paraprake.

“Si lëvizje monitorojmë çdo qeveri. Në vitin 2020 në Qeverinë Hoti kanë qenë rreth 47 përqind të aktiviteteve të realizuara, që me qeverinë e tanishme bëhet dallim rreth nëntë përqind në aspektin statistikor”, është shprehur Hoxha.

“Niveli i punëve ka qenë më i madh, por në realizim qeveria e tanishme është përpara me nëntë përqind”, ka shtuar ai për Klan Kosova.

-Advertisement-

Lëvizja Fol ka prezantuar gjatë ditës raportin për çdo dikaster, ku disa nga të dhënat e tyre mund t’i gjeni më poshtë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera