Qeveria Kurti ia anulon sërish FC Ballkanit subvencionimin prej 40 mijë eurove

Autori: Gazeta inFokus
16:31 | 15 September 2023
Qeveria e Kosovës ia ka anuluar Komunës së Suharekës subvencionimin prej 40 mijë eurove për klubin e futbollit “Ballkani”. Në dokumentin e siguruar nga Gazeta Insajderi, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve i ka sqaruar komunës se ky akt nuk është i zbatueshëm.
Me datë 28 korrik 2023, Kuvendi Komunal i Suharekës kishte miratuar vendimin për ndarjen e 40.000 mijë eurove klubit të futbollit “Ballkani” për ushtrimin e aktiviteteve sportive.

Ky vendim u parashtrua për shqyrtim në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal me datë 31 korrik 2023, më pas me 3 gusht u dërgua për shqyrtim në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve.

Në dokumentin e Ministrisë së Financave, thuhet se Komuna e Suharekës ka dështuar të specifikojë nën-programin e caktuar të shpenzimit, kategorinë e shpenzimeve, burimet e fondeve dhe nga ku po financohet.

Kështu, Ministria e Financave ka sqaruar se akti i Komunës së Suharekës është i pazbatueshëm dhe i ka rekomanduar ta plotësojë ose ta ndryshojë këtë akt.

Siç mëson Insajderi, subvencionimi i KF “Ballkanit” bie në kundërshtim me ligjin për subvencionimin e Organizata joqeveritare, pasi që klubi është i regjistruar si biznes privat (SHPK) në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës.

Po ashtu, në Sistemin Elektronik të Organizatave Joqeveritare (SEOJQ), klubi i futbollit “Ballkani” figuron organizatë e shuar.

Gazeta Insajderi ka mësuar se Kuvendi Komunal i Suharekës në mbledhjen e radhës e cila pritet të mbahet me 20 shtator, ka në rend dite “shqyrtimin e projekt-vendimit për t’i ndihmuar klubit‘.
Kujtojmë se, e njëjta situatë mes pushtetit, komunës dhe klubit ndodhi edhe vitin e kaluar. Në maj të 2022’ës, Komuna e Suharekës njoftoi se janë ndarë 80 mijë euro për klubin e Ballkanit, por pas disa ditësh Qeveria e Kosovës i bllokoi.
Kampioni i Kosovës i kërkoi komunës mbështetje për kryerjen e fazës përgatitore 10 ditore në Bolu të Turqisë, ku kostoja ishte fiks 80 mijë euro.


Por, në vitin 2021 Qeveria e Kosovës ia kishte aprovuar Komunës së Suharekës subvencionimin e klubit “Ballkani” në vlerë prej 80 mijë euro.
Kjo shumë ishte kërkuar nga klubi “Ballkani” për përgatitje fizike në Durrës dhe në Antalya të Turqisë.

Ndryshe, FC Ballkani është shpallur kampion i Superligës së Kosovës dy herë radhazi, gjatë sezonës 2021/2022 dhe 2022/23.

Të tjera
-
Trump paralajmëron konflikt të madh në Lindjen e Mesme: Mund të ndodhë së shpejti
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar për mundësinë e një konfl...
-
Moti nesër me temperatura deri në 29 gradë Celsius
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër do tëm bajt ...
-
Nënë e bir nga Deçani që vdiqën tragjikisht, varrosen më 15 qershor në Kanada
34-vjeçarja, Elzina Morina dhe djali i saj, Elon Morina, tre vjeç nga Deçani ...
-
“Topi ra në pishinë…”, zbardhen detaje të reja për mbytjen në pishinë të nënës dhe djalit nga Deçani
Një grua 34-vjeçare dhe djali i saj trevjeçar humbën jetën pasi u mbytën në n...
-
Si i shpëtoi rrëzimit të aeroplanit i mbijetuari i vetëm?
Ramesh Viswashkumar, i vetmi i mbijetuar i njohur nga 242 pasagjerët në aerop...
-
Reagimi i zjarrfikëseve në “Bregun e Diellit” – reagon Komuna e Prishtinës: Qyteti më i sigurt falë jush…
Komuna e Prishtinës ka reaguar pas incidentit të ndodhur sot rreth orës 16:53...
-
Vdes një person në Kotorr të Skenderajt, u rrokullis me traktor duke punuar në pyll
Një person ka humbur jetën në Kotorr të Skenderajt pasi i njëjti është rrokul...
-
Konjufca: Koalicioni VV–LDK do të ishte më i natyrshmi, pa të tjerat
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se partia e ti...
-
Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, i hapet rruga Bedri Hamzës – vetëm Limaj tregoi gatishmëri për koalicion
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në emisionin CONTEXT në ...
-
Sveçla tregon ‘sakrificën’ e Kurtit në 20-vjetorin e VV-së: Na duronte kur pinim duhan në takime
Në 20 vjetorin e Vetëvendosjes, kjo parti ka organizuar bisedë me krerët e sa...
-
“Ngjarja tragjike ka ndodhur në Kanada” – zbulohen detaje të reja rreth vdekjes së 34-vjeçares dhe djalit të saj
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në mbrëmje në lagjen Lachine të Mont...
-
Rast i rrallë në Shqipëri, 74-vjeçari maturant merr diplomën
Në Shqipëri janë publikuar rezultatet e provimit të gjuhës së huaj të maturës...