Lajme

Qeveria Kurti i ulë edhe shtesat për pensionet

Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 21 April 2021

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e cila filloi në ora 16:00, ka marrë vendim për uljen e shtesave të pensioneve.

Nga 30 euro shtesë sa kanë marrë mbi pensionin bazë prej 90 euro, pensionistët, tani e tutje do të marrin veç 10 sosh.

Ndërsa ministri i Financave, Hekuran Murati këtë e ka quajtur barazi e shpërndarjes së këtyre mjeteve, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Qeveria Kurti e ulë pagën shtesë për punëtorët shëndetësorë

Përderisa edhe ka sqaruar se si është bërë kjo ulje.

“Në të kaluarën kemi pasur subvencionim mbështetje për skemat pensionale dhe sociale dy tre muj ka qenë një pauzë pastaj ka vazhduar edhe dy tre muaj tjerë. Plani tani është që kjo të shtrihet deri në fund të vitit. Pra e kemi bërë një shtrirje dhe duke e konsideru që ta zëmë te skemat pensionale dikush që e ka pas pensionin 90 euro i ka marrë 30 euro shtesë dhe e ka kalu dikë që i ka pasë 101 euro kësaj radhë vendimi është që kjo të shtrihet përgjatë tërë vitit, mirëpo asi soj që ai që i ka 75 euro i merr 25, e ai që i ka 90 euro i merr 10”, ka thënë Murati, në konferencën pas mbledhjes së qeverisë.

Ndërsa sa i përket skemave sociale, shtesa do të jetë 30% më shumë nga paga që e marrin.

“Pra ta kemi një barazi të paktën sa i përket shpërndarjes së këtyre mjeteve. Tek skemat e asistencës sociale shuma është 30% mbi vlerën që e marrin”, ka sqaruar ministri i Financave./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera