Qeveria Kurti gati ta nënshkruajë marrëveshjen e Thaçit e Mustafës me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus
18:58 | 13 June 2022
Kosova është shumë afër nënshkrimit të një marrëveshjeje me Serbinë, për përmbajtjen e së cilës kishin negociuar dhe ishin dakorduar ish-kryeministrat Hashim Thaçi e Isa Mustafa, raporton Gazeta Express.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi njoftoi se është çështje ditësh nënshkrimi i marrëveshjes me Serbinë për energji elektrike në veri të vendit, derisa bëri me dije se atje nuk do ketё asnjё operator shtesё pёrveç Elektrosever-it.
“Kosova ёshtё shumё afёr finalizimit tё dakordimit pёr nisjen e zbatimit tё udhёrrёfyesit tё energjisё, qё synon vendosjen nё binarё tё problematikёs sё furnizimit dhe pagesёs sё energjisё nё katër komunat nё veri tё vendit. Njё problem qё ёshtё krijuar, mirёmbajtur dhe trashёguar tutje nga tё gjitha qeveritё e deritanishme”, shkroi ai në Facebook.
Bislimi tha se për çdo dakordim të mundshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbi çështjen e energjisë, nuk do ndryshojë as edhe njё presje pёrtej asaj qё tashmë është dakorduar nё Bruksel nё vitet 2013 dhe 2015, kohë kur në krye të shtetit ishin njëherë Hashim Thaçi, e më pas Isa Mustafa.
“Çdo dakordim eventual ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbi çështjen e energjisë, nuk do ndryshojë as edhe njё presje pёrtej asaj qё tashmë është dakorduar nё Bruksel nё vitet 2013 dhe 2015. Nё emёr tё Kosovёs, negocion vetёm Qeveria e Republikёs sё Kosovёs. Takimi mes KEDS dhe palёs serbe, i organizuar nё Stamboll me 9 qershor, ka patur vetёm objektivin e ofrimit tё garancive pёr katёr shёrbimet e dakorduara nё vitin 2015, vendosja e matёsve tё energjisё, mirёmbajtja e matёsve, faturimi dhe inkasimi dhe kёtё obligim e ka pёrmbushur”, ka shkruar zëvendëskryeministri.
Në korrik të vitit 2013, Kryeministria njoftonte se atëherë kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri me anëtarët tjerë të delegacionit kishte marrë pjesë në bisedimet për çështjen e energjisë në Bruksel dy ditë radhazi. Pas dy ditësh diskutimesh intensive, njoftohej për “përparime shumë të rëndësishme që mund të çojnë drejt arritjes së marrëveshjes”.
Dy vjet më pas, në Bruksel u nënshkruan katër marrëveshje të rëndësishme për normalizimin e raporteve Kosovë – Serbi, përfshirë Asociacionin dhe atë për energjinë. Kryeministri i atëhershëm, Isa Mustafa, thoshte se ato e “ruajnë sovranitetin”.
Me të ardhur për herë të parë në pushtet, Albin Kurti premtoi rishikimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura me Serbinë.
“Së pari duhet ta shohim se çfarë është zbatuar, çfarë jo dhe duhet ta shohim se cila ishte përmasa e ndikimit të atyre marrëveshjeve në jetën e qytetarëve, t’i nxjerrim mësimet e duhura sesi të ecim sigurt përpara”, kishte thënë Kurti për “Ekonomia Online”, vetëm pak ditë pasi partia e tij fitoi për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të tetorit 2019.
Zëvendëskryeministri Bislimi ka paralajmëruar se ditët në vijim janë kritike për finalizimin e dakordimit për nisjen e zbatimit tё udhёrrёfyesit tё energjisё.
Të tjera
-
Aksident në Prishtinë, vetura godet dy vajza, policia jep detaje
Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në orët e vona në Prishtinë, ku dy vajz...
-
Fotografia e vjetër, kur Hashim Thaçi e Fatmir Sejdiu protestonin së bashku në Prishtinë
Disa fotografi të vjetra të protestave të vitit 1992 në Prishtinë, të realizu...
-
Paçarizi: Për mua është evolucion që Kurti ndihet krenar me flamurin e Kosovës
Për opinionistin Rrahman Paçarizi, fakti që kryeministri Albin Kurti sot ndih...
-
Stoltenberg mirëpret vendimin e Turqisë për Suedinë dhe Finlandën
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka mirëpritur njoftimin ...
-
Historia e trishtë, si ishte rrënuar shtëpia e familjes shqiptare në fshatin me banorë serbë në Fushë Kosovë
Ilaz Bylykbashi, fotoreporter, ka treguar në emisionin Pressing në T7 histori...
-
Snajperistët e FSK-së të 5-ët në garën e snajperistëve në Turqi
Ekipi i snajperistëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës është renditur në vend...
-
Letra e Rrahman Morinës drejtuar Azem Vllasit: Lëshoja mbledhjen Millosheviqit
Ilaz Bylykbashi, fotoreporter, ka treguar historinë famëkeqe të fjalimit të S...
-
Haxhiu pret përgjigje pozitive nga opozita: Për reformën në drejtësi duhet konsensus i gjerë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se pret që partitë opozi...
-
“Shamanët”, njësia sekrete ukrainase që po sulmon rusët edhe në territorin e tyre
“Shamanët” ukrainas – një njësi sekrete, më elitare e komandove ukrainase – u...
-
Finlandës dhe Suedisë u hapet rruga për anëtarësim në NATO, Turqia ua heq bllokadën
Turqia ka hequr bllokadën ndaj Finlandës dhe Suedisë, duke u hapur kështu rru...
-
Kaq është numri i qytetarëve që kanë nënshkruar peticionin për tërheqjen e Trustit
Një peticion ka nisur të nënshkruhet në ttërë Kosovën për të kërkuar lejimin ...
-
Çfarë të presim nga Samiti i NATO-s që po mbahet sot dhe nesër?
Udhëheqësit e NATO-s do të mblidhen në Madrid më 28-30 qershor për një nga ta...