Lajme

“Qeveria Kurti” e bëri Amerikën “Gogol”

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 28 March 2020

Njohësi i qështjeve politike në Kosovë, Faton Abdullahu ka kërkuar nga të gjithë të angazhohen për ta larguar paranojnë që krijoi sipas tij Qeveria Kurti ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan gazeta inFokus.

Sipas tij, kjo qeveri me paranojën e saj politike e ka paragjykuar deri në mosbesim të plotë Administratën Tramp.

“Ajo pandalshëm ka ndjell aversion jo vetëm politik se, nga Uashingtoni zyrtar po na vije një e keqe e madhe. Shtëpia e Bardhë është paraqitur si vend ku po përgatitet një ogur i zi për Kosovën”, ka shkruar Abdullahu në llogarinë e tij në facebook, shkruan gazeta inFokus. Sipas tij, përgatitja e një puçi, ekzistimi i një marrëveshje sekrete dhe përpjekja që këto të realizohen përmes gjendjes së jashtëzakonshme ishin plani që krijoj armikun e nevojshëm për Kurtin sot e për rrjedhojë nevojën urgjente për të si ‘shpëtimtar’. Megjithatë, ai thotë se ‘Shpëtimtarin’ e largoj Kuvendi i Kosovës, me demokraci, shkruan gazeta inFokus. “Tani të gjithë së bashku duhet ta largojmë edhe paranojën që kjo qeveri e ndjelli gjithandej. Ta dëshmojmë se ishim dhe mbesim më pro-amerikanët dhe këtë e kemi për nder. Ta bëjmë këtë me urti, me pragmatizëm e mbi të gjitha me demokraci. Kosovë ti dëshmove se beson në demokraci”, shkruan Abdullahu./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera