Qeveria konfirmon takimin e Kurtit me delegacionin e Shtëpisë së Bardhë
Autori: Gazeta inFokus 12:18 | 18 March 2022
Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi për media të dërguar në orën 11:30 kanë konfirmuar se kryeminstri Albin Kurti do ta takojë delegacionin e Shtëpisë së Bardhë.
Qeveria konfirmon takimin e Kurtit me delegacionin e Shtëpisë së Bardhë –
Barku i varur do të zhduket menjëherë! Minus 9 kg në 7 ditë!
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Sh.T. Albin Kurti, në ora 16:00 pret në takim znj. Elizabeth Sherwood-Randall, Këshilltare për Siguri Kombëtare e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden”, thuhet në njoftim.
Delegacioni i Shtëpisë së Bardhë takon sot edhe Kurtin, qeveria s’ka njoftuar asgjë
11:28: Një delegacion i lartë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të qëndrojë sot për një vizitë zyrtare në Kosovë. Amerikanët, të kryesuar nga Elizabeth Sherwood-Randall, e cila është asistente e Presidentit të SHBA’së për Siguri Kombëtare, do t’i presë në presidencë, shefja e shtetit, Vjosa Osmani, në orën 15:00, raporton Gazeta Express.
Shkruan: Besnik Velija
Gazeta Express sipas burimeve merr vesh se delegacioni i lartë i Shtëpisë së Bardhë do ta takojnë sot edhe kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, edhe pse zyra për media e kryeministrisë në njoftimin e sotëm për agjendën, s’kanë treguar për një takim të tillë.
“Ky delegacion do të takohet sot me të dy, presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti”, ka thënë ky burim për Gazetën Express.
Në njoftimin e sotëm nga Zyra për Media e Kryeministrit, është treguar që kryeministri Kurti do ta takojë vetëm kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer.
Bashkë me Elizabeth Sherwood-Randall, pjesë e delegacionit amerikan janë edhe:
Curtis Reid- Drejtor i Lartë për Çështje Multilaterale në kuadër të Këshillit të Sigurisë Kombëtare
Hillary Hurd– Këshilltare e Lartë në Këshillin për Siguri Kombëtare
Holly Holzer- Koordinatore e Departamentit të Shtetit për Përpjekjet e Zhvendosjes nga Afganistani (CARE)
Ky delegacion do të jetë i shoqëruar edhe nga ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, si dhe këshilltarja për Ekonomi Politike në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Amy Carnie.
Të tjera
-
Policia jep detaje për shkatërrimin e laboratorit që kultivonte drogë në Prishtinë
Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik po vazhdon ...
-
Ish-zëdhënësi i NATO-s: Masat e BE-së ndaj Kosovës mund të hiqen këtë vjeshtë
Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, ka komentuar situa...
-
Përurohet Shtëpia-Shtab e UÇK-së në Halabak të Podujevës
Është përuruar Shtëpia-Shtab e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Halabak të P...
-
“Jeta e tyre ishte lavd për dashurinë”, Kurti kujton Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin
Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar heronjtë Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin në...
-
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 4.5 shkallë të Rihterit ka goditur sot B...
-
Haxhiu: Fehmia, Xheva e Fatimja, do të mbeten përherë shembull i përjetshëm i luftës sonë çlirimtare
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kujtuar në 26-vjetorin e rënies, h...
-
Moti për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë javës së ard...
-
Thuhet se bjeshkët e këtij fshati për 3 javë i shëruan sëmundjen e astmës vajzës nga diaspora
Fshati Nerodime e Ulët, që ndodhet në komunën e Ferizajit, është një zonë me ...
-
Ganimete Musliu: S’jam njeri i fitnesit, më mirë dal në natyrë – s’kam probleme me mbipeshë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka treguar se nu...
-
Laboratori i drọgës në Prishtinë, Antidrọga jep detaje për aksionin
Policia del me komunikatë për laboratorin e drogës në Prishtinë: Zhvi...
-
Bashkëpunimi rajonal, paralajmërimi gjerman për Kosovën kërkohet të merret seriozisht
Paralajmërimet e përfaqësuesve gjerman ndaj Kosovës për përjashtim nga nismat...
-
Goditet një laborator i drọgës në Prishtinë, Sveçla thotë se është i 19-ti i shkatërruar në tri vjet
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se në Prishtinë është sh...