Lajme

Qeveria konfirmon pjesëmarrjen e Kurtit në Procesin e Berlinit në Tiranë

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 10 October 2023

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka konfirmuar se kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë në Procesin e Berlinit që sivjet mbahet në Tiranë.

Për këtë takim në Tiranë, kryeministri shqiptar Edi Rama kishte nisur një tur ballkanik në kuadër të përgatitjeve. Por, Kurti s’e kishte pritur homologun e tij për shkak se Rama kishte anuluar mbledhjen e dy qeverive pas tensioneve në veri të vendit. Takimin me Ramën për Procesin e Berlinit, Kurti e kishte kushtëzuar me mbledhjen e qeverive.

Samiti i Procesit të Berlinit mbahet më 16 tetor dhe për herë të parë në një vend të rajonit. Pjesëmarrës në këtë samit do të jetë edhe kancelari Olaf Scholz, presidenti i Francës Emmanuel Macron, si edhe presidentja e Komisionit Europian, Urusula von der Leyen.

-Advertisement-

Procesi i Berlinit është një iniciativë që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe dhënien e ndihmës për integrimin e gjashtë vendeve në Bashkimin Europian. Ai filloi dhe u prezantua në 28 Gusht 2014, nga Kancelarja Gjermane Angela Merkel. Gazeta Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera