Lajme

Qeveria kërkon të mos anulohet konkursi për mjekët e specializuar

Autori: Gazeta inFokus 12:18 | 04 May 2017

Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga Kryeinspektoriati i punës që të mos e anulojë konkursin e shpallur nga Ministria e Shëndetësisë për punësimin e 220 mjekëve specialistë në institucionet publike, shkruan arbresh.info

Lidhur me këtë konkurs, ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani tha se kryeinspektori i punës duhet ta anulojë vendimin e Inspektoratit për konkursin dhe të vazhdohet më tutje.

“Kryeinspektori i punës duhet të anuloj vendimin  e inspektorit përkatës dhe ne të procedojmë tutje edhe me pjesën për shërbime spitalore në QKUK sepse në pjesën e konkursit që pareshe sistemimin e 15 pozitave në QKUK dhe një në qendrën kombëtare të transmisionit të gjakut”, tha ministri para kabinetit qeverisës.

-Advertisement-

Sipas tij Ligji i Buxhetit i ka obliguar për sistemimin e specialistëve të papunë dhe për këtë janë harmonizuar me Shërbimin Spitalor Klinik Universitar.

Rrahmani tha se konkursi është shpallur duke u bazuar në nevojat e QKU-së dhe profili i specialistëve.

Në lidhje me këtë situatë kryeministri Isa Mustafa tha se dëshiron që kjo situatë të zgjidhet dhe nuk duhet të lejohet që të pësojnë njerëzit që kanë konkurruar.

“Kërkoj nga dy ministritë ta bëni punën e juaj dhe ta përmbyllni këtë proces. Në të insistojmë si qeveri që ta kryeni punën në mënyrë që të mos pësojnë specializantet për shkak të proceduarve që po zhvillohen” tha Mustafa.

Kujtojmë se disa mjekë specialistë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë protestuar disa herë duke kërkuar që konkursi për 220 vende pune të mos anulohet.

Inspektorati i Punës ka anuluar konkursin për shkak se e ka shpallur Ministria e Shëndetësisë, e sipas tyre, këtë është dashur ta bëjë ShSKUK-ja./Arbresh.info

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera