Lajme

Qeveria ka disa fjalë për vrasjen e terroristit Lavdrim Muhaxheri

Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 16 June 2017

Qeveria e Republikës së Kosovës ka njoftuar se po i përcjellë nga afër zhvillimet pas njoftimeve për vrasjen e terroristit famëkeq. Lavdrim Muhaxheri.

Me këtë rast, Qeveria ka rikonfirmuar qëndrimin e saj të paluhatshëm për të luftuar intensivisht dhe në mënyrë të vendosur çfarëdo ekstremizmi të dhunshëm dhe terrorizmin.

Qeveria u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të respektojnë dhe kultivojnë karakterin multikonfesional të Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

Edhe njëherë, Qeveria e Kosovës rikonfirmon përkushtimin e fuqishëm për të qenë pjesë e koalicionit anti-ISIS dhe se nuk do të tolerojë asnjë përpjekje apo tendencë nga qytetarët e saj për radikalizim dhe bashkëngjitje në luftëra të huaja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera