Qeveria jep detaje për takimin e Kurtit me ambasadorët

Autori: Gazeta inFokus
20:14 | 15 June 2023
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi ftuan sot për një takim informues ambasadorët, të ngarkuarit me punë, shefat e misioneve diplomatike dhe zëvendësambasadorët e akredituar në Kosovë.
Temë qendrore e bisedës dhe diskutimit ishte situata e sigurisë në veri të vendit pas agresionit serb të djeshëm ndaj Republikës së Kosovës.
Kryeministri i njoftoi ata për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, që u mbajt sot në mëngjes, dhe me masat e sigurisë që institucionet e vendit kanë ndërmarrë, si dhe ndau me ta dëshmitë që dokumentojnë se kemi të bëjmë me agresion të Serbisë ndaj Kosovës dhe se rrëmbimi i zyrtarëve të Policisë së Kosovës kishte ndodhur thellë në brendi të territorit të Kosovës.
Kryeministri tha që ky akt është shkelje e kushtetutës, rendit ligjor, sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Ai ritheksoi kërkesën e tij për reagim urgjent e dënues të faktorëve ndërkombëtarë ndaj këtij akti të agresionit ndaj Kosovës, teksa përsëriti po ashtu kërkesën e lirimit të menjëhershëm të tre policëve, familjet e të cilëve kryeministri Kurti i vizitoi sot.

Të tjera
-
Emisari i BE-së njofton për fazë të re të dialogut Kosovë–Serbi
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, ka ...
-
Prokuroria ia sekuestroi iPhone-n, ministri Peci refuzon ta tregojë kodin
Hetimet penale për dhënien me qira të fabrikës për mbetje shtazore mund të re...
-
Media britanike: Shqipëria pritet të “pushtohet” nga 30 milionë turistë
Media britanike: Shqipëria pritet të “pushtohet” nga 30 milionë turistë Me...
-
Në kuadër të Forumit të Grave, Osmani takon kryeparlamentaren e Shqipërisë, flasin për “thellimin e raporteve mes dy shteteve”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mirëptirur në takim kryetaren e Kuv...
-
AAK konfirmon Zenun Elezajn si kandidat për kryetar të Klinës
Kryetari aktual i Klinës, Zenun Elezaj, do të kandidojë për një mandat të ri ...
-
“Takohet me Limajn e në mesnatë thirrë deputetë me i bindë…” – Haziri flet për Kurtin
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklarua...
-
Deputetja e Nismës konfirmon se ka shpresë për marrëveshje me VV-në: Kuvendit i duhet Limaj kryetar, një jurist që i di goxha mirë ligjet
Deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku tha se “Kosova ka nevojë ta ketë në krye...
-
Bislimi në Bruksel për dialog me Serbinë: S’do të ishte në rregull t’i humbim këto shanse për shkak të moskonstituimit të Kuvendit
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, sot ka zhvilluar ta...
-
Aksident mes traktorit dhe veturës në Vushtrri – Dy persona të lënduar
Dy persona janë lënduar si shkak i një aksidenti mes një veture dhe traktori ...
-
Moti për nesër: Pritet një valë nxehtësie, temperaturat do të jenë tepër të larta
Meteorologu Mendim Rugova ka paralajmësuar se “prej ditës së nesërme do të ke...
-
KDI pas takimit me Nismën: Hapi i parë, ditët në vijim takime të tjera për të kërkuar zgjidhje në funksion të stabilitetit institucional
Instituti Demokratik i Kosovës e cilësoi si “hap të parë derejt hapjes së dia...
-
Limaj takon KDI’në: Bllokimi i institucioneve i papranueshëm, tentimi për zgjedhje të reja, i dëmshëm për vendin
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka njoftuar për një takim me ...