Qeveria jep detaje për marrëveshjet e nënshkruara në Berlin

Autori: Gazeta inFokus
13:59 | 03 November 2022
Kryeministri Albin Kurti ka vënë firmën e tij në emër të Kosovës, në tri marrëveshje të cilat u nënshkruan sot pas gati dy vite negocita mes gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë.
Këto marrëveshje u nënshkruan sot në kuadër të Procesit të Berlinit, përmes të cilit ZKM-ja thotë se “jetësohet Tregu i Përbashkët Rajonal”.
“Bazuar në rregullat e BE-së, marrëveshjet që janë nënshkruar sot janë ato për lëvizjen e lirë me letërnjoftime; për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve”, ka njoftuar ZKM-ja.Njoftimi i ZKM-së për marrëveshjet:
Përmes marrëveshjes për lëvizje të lirë me letërnjoftime, qytetarët e të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor do të lëvizin lirshëm duke përdorur vetëm letërnjoftimin e njërës nga shtetet sipas legjislacionit në fuqi. Pas ratifikimit të kësaj marrëveshje, qytetarët e Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës më në fund do të lëvizin lirshëm vetëm me letërnjoftime, duke sjellë Prishtinën dhe Sarajevën afër qytetarëve të dy shteteve tona.Me marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë diplomat e institucioneve publike të arsimit të lartë të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor do të njihen me procedura të thjeshtësuara dhe falas, duke hequr një pengesë kyçe për mobilitetin e studentëve, akademikëve dhe fuqisë punëtore brenda Rajonit.
Me marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve profesionale bëhet e mundur që profesionet e mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve të ushtrohen lirshëm në secilin nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor. E bazuar në direktivën e BE-së 2005/36/EC për njohjen e kualifikimeve profesionale, kjo marrëveshje u mundëson qytetarëve që në shtetin pritës të ushtrojnë të njëjtin profesion për të cilin janë kualifikuar në shtetin amë dhe ta realizojnë këtë në kushte jo më pak të favorshme se sa qytetarët e shtetit pritës.Republika e Kosovës është e angazhuar për bashkëpunim rajonal dhe do të shtyjë përpara marrëveshje të reja në kuadër të Tregut të Përbashkët Rajonal, të cilat jetësojnë liritë themelore dhe heqin pengesat e barrierat për zhvillimin e potencialit të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

Të tjera
-
Maqedonci: Serbia vazhdon të ketë qasje hegjemoniste në Ballkan
Ministri i Mbrojtës, Ejup Maqedonci ka folur për marrëveshjen ushtarake midis...
-
Kurti pre e dy komedianëve rusë, ish ministri i Brendshëm: Fajin e ka kabineti i kryeministrit
Ish ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ia lë fajin kabinetit të k...
-
‘Prank-call’ rus, Ymeri: Përmbajtja skandaloze, Kurti nisi armiqësi me zyrtarët amerikanë
Analisti politik, Visar Ymeri ka reaguar ndaj skandalit të fundit, ku kryemin...
-
Trump njofton taksa të reja tregtare prej 25% për makinat që importohen në SHBA
Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka njoftuar për taksa të reja tregtare prej...
-
Bekim Jashari dhuron 100 mijë euro për familjet në nevojë
Në një mbrëmje të jashtëzakonshme bamirësie, Shoqata “Jetimat e Ballkanit” ar...
-
Kurti fton presidentin e Kenias të hapë ambasadë në Prishtinë pas njohjes së Kosovës
Kenia ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës, duke e bërë këtë një moment ...
-
Revista kroate demanton Vuçiqin: Marrëveshja KS-AL-HR u koordinua me ShBA-në dhe NATO-n
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia, javën e kaluar nënshkruan në Tiranë një marrëv...
-
Ramadani: Kryeministër DUD me 35 DUDA rreth tij, tana t’zezat i tha për popullin – homofob
Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ka komentuar mënyrën sesi kryeministri n...
-
Rreziku nga armët ilegale: Policia bastis një shtëpi në Shipol të Mitrovicës, kap kallashnikov e municion
Kosova po përballet me një rritje alarmante të rasteve të armëmbajtjeve pa le...
-
Osmani theksoi urgjencën e heqjes së masave ndaj Kosovës
Sot, gjatë një takimi me ambasadorët e vendeve të BE-së, presidentja Vjosa Os...
-
Kurti “bie pre e mashtrimit”, Haziri: Më problematike ka qenë mënyra e komunikimit, përmbajtja e mendësia
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka folur lid...
-
Deda: Pas 5 vitesh në pushtet, Kurti s’e ka mësuar as bazën e marrëdhënieve ndërkombëtare
Kryeministri Albin Kurti ka rënë pre e një mashtrimi telefonik gjatë muajit s...