Lajme

Qeveria ia vazhdon mandatin Kryeinspektorit të Tregut

Autori: Gazeta inFokus 20:08 | 26 February 2021

Qeveria në largim e udhëhequr nga Avdullah Hoti ia ka vazhduar mandatin Lulzim Sylës, Kryeinspektorit të Inspektoratit të Tregut.Sipas vendimit të kabinetit qeveritar, Syla do të vazhdojë të jetë në krye të Inspektoratit të Tregut edhe për katër vjet të tjera.

“Po ashtu, kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për vazhdimin e mandatit edhe për katër (4) vjet për z. Lulzim Syla, në pozitën e Kryeinspektorit të Inspektoratit të Tregut”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Lulzim Syla ushtron funksionin e Kryeinspektorit të Tregut që nga viti 2014

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera