Qeveria ia ngatërron pozitën mysafirit të Kurtit, bëhet lajm në mediat britanike

Autori: Gazeta inFokus
11:51 | 11 January 2023
Gazeta prestigjioze britanike “The Independent” ka vënë në pah një gabim të Zyrës së Kryeministrit kur njoftoi për takimin e kryeministrit Albin Kurti dhe deputetit opozitar britanik, David Lammy, i cili shërben si sekretar i shtetit në hije për Çështjet e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit.
Në njoftimin në gjuhën angleze, Zyra e Kryeministrit Lammyt ia ‘dha’ postin e ministrit të Jashtëm. Atij iu referua si “Sekretar i Shtetit për Çështjet e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit”, post ky që mbahet nga James Cleverly i Partisë Konservatore.
“Zyra e Kryeministrit në Prishtinë ka njoftuar takimit me zotëri Lammy sikurse “Kryeministrit Kurti ka pritur Sekretarin i Shtetit për Çështjet e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit, Daviv Lammy”, ka shkruar gazetakrejt në fund të artikullit për gabimin e ZKM-së.
Lammy, pas takimit të zhvilluar edhe me presidenten Vjosa Osmani, përveç kryeministrit Kurti, si dhe anëtarë të komunitetit serb, ka thënë për The Independent se “situata është shumë shqetësuese, por mendoj se të dyja palët janë të hapura për dialog dhe të vendosura për të siguruar që të mos i kthehen gjakderdhjes. Natyrisht, ne duhet të sigurohemi që kjo të ndodhë dhe dialogu mes dy palëve të vazhdojë”.
Lammy ka theksuar se nuk do të ndodhte një neglizhencë ndaj një situate të tillë nën një qeveri laburiste të Keir Starmer.
“Unë jam shumë i vetëdijshëm për rolin që luajti Britania e Madhe, Tony Blair, në sigurimin e lirisë së Kosovës. Është një trashëgimi e politikës së jashtme të laburistëve, së bashku me marrëveshjen e paqes të Irlandës së Veriut, për të cilën ne mund të jemi jashtëzakonisht krenarë”, tha ai.
ZKM ende nuk e ka përmirësuar gabimin në faqen zyrtare.

Të tjera
-
Përfundon takimi i Trump, raportohet se po e shqyrton t’i bashkohet Izraelit për të goditur centralet bërthamore të Iranit
Takimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, me e...
-
Ambasadorët Rohde dhe Guerot bëjnë thirrje për kompromis në krijimin e institucioneve
Depresive e ka quajtur ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, dështimin pë...
-
Konflikti Izrael-Iran, udhëheqësit botërorë përpiqen ta parashikojnë lëvizjen e radhës të Trump
Udhëheqësit botërorë këtu në G7 duket se po përpiqen të hamendësojnë se çfarë...
-
Krasniqi i kërkoi 19 votat e LDK’së për ta bërë shumicën, Muhaxheri i përgjigjet: Jemi tri vota mangët
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, i është përg...
-
Ushtarët e FSK-së stërviten krahë atyre amerikanë
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës po marrin pjesë në stërvitjen ushtar...
-
Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”
Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka shprehur mbështetje të fuqishme për Izra...
-
Raportohet se ky do te jetë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Prishtinën
Lëvizja Vetëvendosje siç duket e ka ndarë mendjen për kandidatin e tyre për k...
-
Zj*arr në kuzhinën e një pompe derivatesh në Qyshk të Pejës, s’ka të lënduar
Është përfshirë nga zjarri kuzhina e një pompe derivatesh në fshatin Qyshk të...
-
Ziv: Kosovarët që duan të largohen nga Izraeli mund të kalojnë nga Egjipti e Jordania
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, nga Izraeli, ka treguar në për s...
-
Mbrojtja pritet t’i thërrasë deri 25 dëshmitarë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbrojtja pritet që të thërrasë deri n...
-
Endriti viziton Ballën, ia përcjell urimet e Thaçit për zgjedhjet në Shqipëri
Ministri i Shtetit i Shqipërisë, Taulant Balla, ka pritur në Tiranë, djalin e...
-
BE gjobiti Greqinë me 400 milionë euro për mashtrim në lidhje me subvencionet bujqësore
Komisioni Europian i vendosi Greqisë një gjobë të lartë prej gati 400 milionë...