Lajme

Qeveria i’a jep aminin ekipit negociator me Serbinë, i ndan edhe para

Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 24 December 2018

Qeveria i’a jep aminin ekipit negociator me Serbinë, i ndan edhe para

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar projektligji për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë.

Më tutje, qeveria e Kosovës ka ndarë 300 mijë euro për delegacionin shtetëror për dialog me Serbinë, transmeton Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Emrat që do të përfaqësojnë ekipin dialogues janë: Shpend Ahmeti, Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj, Avni Arifi, Behgjet Pacolli, Mahir Yagcilar, Dardan Gashi, një përfaqësues shtesë nga opozita dhe një nga përfaqësues nga boshnjakët, një përfaqësues i shoqërisë civile që do të votohet nga ekipi dialogues, dy vende të rezervuara për LDK-në dhe VV-në, që tani i mbajnë Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani derisa ata këto dy subjekte t’i marrin.

Kuvendi i Kosovës ka votuar më 15 dhjetor të 2018 me 59 vota pro dhe dy kundër Ekipit Dialogues për bisedime me Serbinë në Bruksel.Pjesëtarë të ekipit dialogues me Serbinë jenë gjithsej 11 anëtarë: 7 nga koalicioni, 3 nga opozita dhe 1 nga shoqëria civile./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera