Lajme

Qeveria ia çon Kuvendit emrat e dy kandidatëve për anëtar të KRPP-së, Kurti i prezanton

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 23 February 2022

Qeveria e Kosovës i ka përzgjedhur dy kandidatë për anëtar të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik. Avni Sahiti dhe Fidane Spahia – Gjikolli janë dy kandidatët që Ekzekutivi ia ka propozuar Kuvendit.

Emrat e dy kandidatëve janë miratuar si propozime në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ndërsa kryeministri Albin Kurti foli për të dy.

“Për nga përgatitja akademike e kompetenca, të dy kandidatët e propozuar sot i plotësojnë ato. Avni Sahiti propozohet të jetë anëtar i këtij komisioni rregullativ. Z. Sahiti ka një përvojë të gjatë në fushën e menaxhmentit, biznesit dhe të ekonomisë, ku edhe ka magjistruar, si dhe përvojë të gjatë pune, përveçse përgatitjes ekonomike”, tha Kurti.

-Advertisement-

Kryeministri foli edhe për kandidaten tjetër.

“Ndërkaq kandidati i dytë është zonja Fidane Spahia Gjikolli, e cila propozohet për anëtare të KRPP-së. Zonja Spahia – Gjikolli është Dr shkence në ekonomi, me profil në financa. Ka përvojë akademike mbi 10 vite në fushën e kontabilitetit financiar, menaxhimit dhe bankave”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera