Qeveria i paguan qindra serbë pa punuar fare, buxheti i shtetit dëmtohet mbi një milion euro në vit
Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 05 September 2021
Mbi një milion euro janë shpenzuar vitin e kaluar duke iu dhënë paga 211 pjesëtarëve të komunitetit serb, pa punuar fare, shkruan Gazeta Infokus.
Ky shpenzim i parasë pubike është evidentuar nga auditorët e shtetit dhe ka zënë vend në Raportin financiar të Qeverisë për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.
“Me rastin e testimit të pagave, respektivisht vijueshmërisë në punë të të punësuarve, është identifikuar se 211 punonjës të sistemuar në shtatë ministri, janë paguar gjatë tërë vitit në një shumë totale prej 1,014,005 €, pa vijuar fare në punë”, thuhet në raport.
Si të tilla, këto pagesa trajtohen si të parregullta.
Ky staf, që dikur ishte pjesë e “Mbrojtjes Civile”, një strukturë paralele serbe në Kosovë, ishte shpërndarë nëpër ministri si rezultat i Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2016, në mes Kosovës dhe Serbisë, por që futja e tyre në listën e pagave ishte bërë para se të krijoheshin kushtet normale për punë.
“Ky problem është i pranishëm për vite me radhë dhe ne kemi dhënë rekomandime për këtë çështje, por i njëjti nuk është adresuar as në vitin 2020. Çështja ka mbetur e pa zgjidhur dhe po përcillet nga viti në vit”, kanë përkujtuar auditorët, shkruan Infokus.
Sistemimi në institucione shtetërore të Kosovës i këtyre ish-strukturave paralele serbe ishte bërë me qëllim që ato ta shuajnë aktivitetin e tyre.
Por, pavarësisht se pjesëtarët e atyre strukturave marrin paga pa punuar fare, në realitet nuk ka ndodhur shuarja e strukturave paralele.
Këtë e ka pohuar vetë zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, pas një takimi në Bruksel, gjatë muajit korrik.
Ai ka bërë të ditur se në prani të palës serbe i ka radhitur të gjitha strukturat ilegale paralele të Serbisë në Kosovë, si në politikë, siguri, arsim, shëndetësi, ekonomi dhe financa.
“Kam vërtetuar që me kohë se Serbia jo që ka punuar në shuarjen e tyre, por i ka fuqizuar të njëjtat”, ka thënë Bislimi.
Serbia nga buxheti i saj edhe për vitin 2021 ka ndarë 91.8 milionë euro për financimin e institucioneve paralele dhe aktiviteteve të saj në Kosovë./Gazeta Infokus
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...