Qeveria i ndan fond – nga paratë e minoriteteve – vëllait të gruas së ministrit Xhelal Sveçla
Autori: Gazeta inFokus
10:04 | 03 Gusht 2023
Albin Kurti në fushatë zgjedhore thoshte se familjarët janë për dasma e ahengje, por Qeveria e udhëhequr nga ai i ka ndarë fond vëllait të gruas se Xhelal Sveçlës, Mentor Baranit.
Barani e ka pranuar për Albanian Post se e ka fituar fondin, por ai nuk e dinte se pse ishte një nga fituesit.
“Nuk e di vallahi…”, deklaroi Barani kur u pyet nga AP se si ndodhi që me organizatën e tij “Vullneti Rinor” të fitonte para nga fondi prej 500 mijë eurosh të destinuara nga Zyra e Kryeministrit për OJQ dhe media të minoriteteve.
Barani nuk e dinte as me çfarë projekti ka fituar.
“O nuk e di, me pyet projekt-menaxherin ai mundet me ditë”, deklaroi.
“Po 5000 euro janë”, tha Barani, duke aluduar në “shumë të vogël” të hollash.
Sipas kritereve paraprake, fituesit do të duhej të ishin OJQ dhe media që merren me organizimin e aktiviteteve të komuniteteve jo shumicë, por Barani ka profil krejt tjetër.
Ai, siç i shkruan edhe në llogarinë e tij në Facebook, është anëtar tek Shoqata e Prodhuesve të Qumshtit të Kosovës.
Megjithatë, thotë se politikisht “s’em ka nimu kërkush se unë jam me LDK”.
Kur pyetet për aktivitetin e organizatës, “miku i Sveçlës” shton se “unë veç kam aplikuar dhe e kam fituar”.
Mentori, vëllai i Merita Baranit, gruas së Xhelal Sveçlës, nuk kishte dëgjuar se si pasojë e parregullsive të këtij procesi, ku OJQ si kjo e tija kanë fituar pa e ditur me çfarë projekti, në një konkurs ku as nuk kishin të drejt të konkurronin, dha dorëheqje edhe këshilltarja e Kurtit, Elizabeth Gowing, nga puna në Zyrën për Çështje të Komuniteteve, e cila funksionon në kuadër të Kabinetit të Kryeministrit të Kosovës.
Në një letër të gjatë të cilën e ka publikuar AP ajo kishte sqaruar se vendimi i saj vjen si reagim ndaj dhënies së gjysmë milioni eurove në forma të parregullta në konkursin e fundit të Zyrës për Çështje të Komuniteteve.
Gowing njoftoi se i ka treguar kryeministrit me e-mail se është “befasuar e tmerruar” kur ka parë çfarë ka ndodhur dhe sesi paratë nuk shkuan aty ku ishin të destinuara si fillim.
AP duke ndjekur sugjerimin e Baranit, pyeti menaxherin e projektit të tij, Fatmir Hoxhën, mos dinte gjë më shumë.
Fillimisht Hoxha nuk u prezantua si menaxher fare.
“Unë i kam ndihmuar”, tha.
Pasi iu përcoll se Barani e ka prezantuar si menaxher, Hoxha ri-konfirmoi se “po, ashtu është”.
I bezdisur nga pyetjet rreth projektit, njohuritë e Hoxhës dallonin fare pak nga ato të Baranit.
Ai tregoi se ka të bëjë me disa aktivitete për të rinjtë boshnjakë dhe të komuniteteve të tjera, por s’kishte agjendë të aktiviteteve, s’kishte lokacione konkrete të aktiviteteve dhe s’kishte qartësi në ndërlidhjen mes aktiviteteve dhe linjës buxhetore.
“Aktiviteti zhvillohet në tri faza, është një kamp me të rinj; pastaj faza e dytë është krijimi i grupeve joformale me të rinj, të cilët pastaj do t’i dizajnojnë projekt propozimet për zhvillimin e aktiviteteve për vitin e ardhshëm; dhe pjesa e tretë ka të bëjë me përgatitjen e një ekspozite me fotografi lidhur me bukuritë natyrore të Kosovës, dhe një video lidhur me aktivitetet që do t’i zhvillojmë me komunitet”, shpjegoi me terme të përgjithshme Hoxha.
“Nëse nuk gaboj në fazën e tretë edhe për fotografi edhe për ekspozitë edhe për video, s’e di a janë më tepër se 700 euro”.
Keqpërdorimet me fondet për minoritetet u kuptuan me 10 korrik, kur faqja zyrtare e kryeministrit publikoi listën e fituesve të 500 mijë eurove.
Këshilltarja britanike e Kurtit, Elizabeth Gowing, kishte bërë ankesë për keqpërdorimet, por vërejtjet e saja ishin kthyer prapa nga komisioni si të pa baza.
Sa për Sveçlën, kjo nuk është hera e parë që familjarët e tij përfliten për përfitime nga pushteti.
Për kreun e MPB-së mediet kishin raportuar vitin e kaluar se motra e tij, Magbule Hyseni, ishte punësuar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Por, Sveçlën e kishin nervozuar pyetjet e gazetarëve për punësimin e motrës.
“Ne po flasim për një sulm terrorist dhe ju merreni me budallallëqe të tilla”, pati thënë ai gjatë një konference për media në muajin prill.
Përkundër keqpërdorimeve, ministri i Brendshëm në publik provon gjithmonë të paraqitet si një fanatik i sjelljes korrekte me institucionet.
Kishte bërë bujë edhe një lajm i sponsorizuar nga vetë Sveçla, kur përmes një portali të kontrolluar nga Lëvizja Vetëvendosje, ishte njoftuar se si në një vizitë Sveçlës i ishte dhënë një orë dore e shtrenjtë e markës Rolex, por ai s’e kishte mbajtur dot për vete, sepse binde ndesh me ligjin që rregullon pranimin e dhuratave me vlerë nga zyrtarët e shtetit, prandaj e kishte kthyer në ministri.
Me siguri, po të pyetet vëllai i gruas së Sveçlës se ku është ora tani, do përgjigjej me frazën e tij ikonike.
“S’e di vallahi…”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit. /Albanianpost.com

T� tjera
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...



































