Qeveria i la pa paga, BSPK: Tërheqja nga greva nuk do të ndodhë
Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 01 September 2022
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ia kanë bërë me dije Qeverisë së Kosovës se nuk do të tërhiqen nga greva, pavarësisht se grevistëve u janë pezulluar pagat e muajit gusht.
Kërcënimet e Qeverisë, BSPK i ka quajtur rrënuese për demokracinë.
“Tërheqja nga greva nuk do të ndodhë e as që mund të ndodhë, se ashtë joligjore – dhe ligji për grevën detyron të punësuarin të bëhet grevist e të hidhet në grevë. Është ligji ai i cili të punësuarin e detyron të përdorë dhe të organizojë grevën si mjetin e fundit të presionit sindikal sa herë që dështojnë të gjitha përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit me mjete të tjera ligjore. Dhe të punësuarit grevistë i shtjerrën të gjitha mjetet e presionit sindikal dhe gjatë këtij rrugëtimi edhe u shpërfillën dhe nuk u morën e nuk u pranuan seriozisht kërkesat e tyre të arsyeshme e ligjore”, thuhet në komunikatën e BSPK.
Nga BSPK thonë se greva e përgjithshme është duke vazhduar dhe se është është shtrirë në të gjitha nivelet e shkollave dhe në administratat komunale në gjithë vendin.
“Të punësuarit grevistë janë edhe më të vendosur në të drejtën e tyre e sidomos pas kërcënimeve aspak të mira dhe rrënuese për demokracinë”, thuhet në komunikatë.
Komunikata e plotë:
Sot, e enjte, më 1 shtator 2022, duam të informojmë opinionin në Kosovë dhe gjithë andej se greva e përgjithshme është duke u zhvilluar, dhe është shtrirë në të gjitha nivelet e shkollave dhe në administratat komunale në gjithë vendin, pa probleme e plotësisht sipas rregullave dhe normave ligjore.
Të punësuarit grevistë janë edhe më të vendosur në të drejtën e tyre e sidomos pas kërcënimeve aspak të mira dhe rrënuese për demokracinë.
Ndërhyrja e Partnerit Social – Qeverisë në rrjedhën e grevës është joligjore dhe këtë do të duhej ta di mirë Partneri ynë Social – Qeveria. Është ligji ai që të punësuarit grevist ia jep këtë të drejtë e cila nuk duhet t’i cenohet e as që mund t’i cenohet dhe as t’i merret nga askush e aq më pak nga Partneri ynë Social – Qeveria e cila e ka për detyrë t’i mbrojë dhe t’u dalë krah veprimeve ligjore duke e krijuar mjedisin e duhur dhe të shëndetshëm për funksionimin normal e ligjor të shoqërisë.
Tërheqja nga greva nuk do të ndodhë e as që mund të ndodhë, se ashtë joligjore – dhe ligji për grevën detyron të punësuarin të bëhet grevist e të hidhet në grevë. Është ligji ai i cili të punësuarin e detyron të përdorë dhe të organizojë grevën si mjetin e fundit të presionit sindikal sa herë që dështojnë të gjitha përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit me mjete të tjera ligjore. Dhe të punësuarit grevistë i shtjerrën të gjitha mjetet e presionit sindikal dhe gjatë këtij rrugëtimi edhe u shpërfillën dhe nuk u morën e nuk u pranuan seriozisht kërkesat e tyre të arsyeshme e ligjore.
Dhe po ligji është ai që mund t’i thërrasë në tërheqje të punësuarit grevistë, dhe kjo arrihet vetëm e vetëm atëherë kur Partnerët Social, këtë rast Qeveria dhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ulen në tavolinën e dialogimit social dhe e gjejnë zgjidhjen e duhur dhe rrugën e duhur për plotësimin e kërkesave të të punësuarve grevistë.
BSPK-ja si gjithherë e edhe tash është në pritje të hapjes së dialogut të mirëfilltë social midis Partnerëve Socialë ashtu si e do rregulli dhe si e thotë ligji.
Të tjera
-
Edi Rama jep detaje të reja të mbylljes së TikTokut në Shqipëri
ryeministri Edi Rama është shprehur se rrjeti social TikTok do të mbyllet për...
-
Hapet konkurs i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi specialistike për mjekët, stomatologët dhe farmacistët
Janë hapur 268 vende në 37 lëmi specialistike për mjekët, stomatologët dhe fa...
-
Shqipëria mbyll TikTokun
Qeveria shqiptare ka vendosur ta bllokojë platformën TikTok në Shqipëri, ka t...
-
Hamza: Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është më e pakta
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka deklaruar se rritja e pen...
-
Radio Evropa e Lirë për Kurti 2: Qeverisje me duar jo edhe aq të pastra
Me premtimin se do ta luftojë korrupsionin dhe do të udhëheqë me duar të past...
-
Kurti ngushëllon për viktimat e sulmit në Gjermani: Populli i Kosovës solidarizohet me ju
Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me...
-
Vajton Vuçiq: Nuk e kuptoj dhe askush s’ma ka shpjeguar pse trupat ruse u larguan nga Kosova?
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një intervistë në televizionin ser...
-
Hykmete Bajrami: Qeveria Kurti s’e la asnjë shenjë pozitive për katër vite, dobët, shumë dobët
Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Ku...
-
Reuters: Arabia Saudite kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin që hyri me veturë në tregun e Krishtlindjeve
Një 50- vjeçar me origjine nga Arabia Saudite me profesion doktor I cili ndod...
-
Psikiatër, ateist, urrente islamin dhe mendonte ta shpëtonte Gjermaninë – Ky është profili i sulmuesit në Gjermani
Sipas informacioneve të para, Taleb A., i dyshuari i arrestuar për sulmin në ...
-
Policia e Kosovës parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra nga Serbia
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se më 20 dhj...
-
Hynë ilegalisht në Kosovë, pesë shtetasit e Serbisë shoqërohen në Polici
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia policore kanë ndaluar një veturë...