Lajme

Qeveria i ka ndarë 35 milionë euro për t’ua dhënë punëtorëve dhe studentëve nga 100 euro

Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 25 May 2022

Qeveria e Kosovës ka ndarë 35 milionë eurove për dhënien e nga 100 eurove për të gjithë të punësuarit në sektorin privat me pagë mujore deri në 1.000 euro bruto dhe studentët, raporton Gazeta Express.

Po ashtu, Qeveria ndau 35 mijë euro për mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes në kuadër të masës për mbështetjen e sigurisë.

“Pas shqyrtimit të kërkesës së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, është miratuar vendimi për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike për masën 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar dhe masën 4.4 – Mbështetja e sigurisë. Sipas vendimit janë ndarë 35 milionë euro për zbatimin e masave për shtimin e mbështetjes për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe 35 mijë euro për mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes në kuadër të masës për mbështetjen e sigurisë”, u tha në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

-Advertisement-

Mfjetet e ndara sipas pikës 1. të këtij vendimi merren nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve nga nën-programi “Programi i Ringjalljes Ekonomike”, nga kategoria e shpenzimeve “Subvencione dhe Transfere”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera