Qeveria i cakton temperaturat e dhomës: Ta kursejmë rrymën, nga ora 8:00 -16:00 të jetë 19 gradë
Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 14 September 2022
Ministrja e Ekonomisë, Artana Rizvanolli, ka prezantuar 20 masat e Komitetit tektnik emergjent për kursimin e rrymës në sektorin publik.
Rizvanolli tha se do të fillohet me sektorin publik për të vazhduar pastaj me sektorin privat raporton.
“Kriza energjetike që ka përfshirë evropën e ka prekur edhe Kosovën. Duke marrë parasysh këtë ne kemi shpallur masat emergjente në kufizim të energjisë që është miratuar në Kuvend. Komiteti teknik emergjent i ka ofruar rekomandime qeverisë dhe ministrisë së Ekonomisë. Do të fillojmë me masa në sektorin publik dhe institucionet publike për tejkalimin e krizës sidomos gjatë stinës së dimrit e më pastaj edhe në sektorin privat”, tha Rizvanolli.
Disa nga masat janë edhe ndërrimi i poçave elektrikë, gjatë orarit standard të punës temperatura e hapësirave të mos jetë më e lartë se 19 gradë celsius.
“Të gjitha masat në vijim kanë të bëjnë me kursimin e energjisë në sektorin publik. Të zëvendësohen poçat standard me poça led në institucione publike, të ndalohet ngrohja në zyre apo objekte ku nuk ka prezencë fizike, të ndalohet përdorimi i bojlerëve përveç në institucione si spitali dhe entitete tjera ku uji i ngrohtë është i domosdoshëm, të ndalet pajisjen elektrike përfshirë ato të Teknelogjisë Informative në rastet kur nuk do të përdoren për periudhën më të gjatë se 10 minuta, të ndalohet përdorimi i klimave përveç rasteve kur nuk ka alternativa tjera për ngrohje, ndalohet përdorimi i ngrohëseve me energji elektrike, të mos përdoret ndriqim gjatë periudhës kur ka dritë natyrore, të ndalen të gjitha reklamat që shfrytëzojnë energjinë elektrike, të ndalet ndriqimi dekorativ në të gjitha objektet, të ndalet të gjithë ndriqimi që s’është i domosdoshëm për siguri fizike të objektit gjatë natës, të sigurohet që gjatë orarit të punës 08:00-16:00 temperatura për ngrohjen e hapësirave të jetë jo më e lartë se 19 gradë celsius, të sigurohet që pas orës 16:00 deri në 07:00 në mëngjes temperatura të zbritet në minimum ku ngrohja bëhet me energji elektrike, të sigurohet që të gjitha dritaret e objektit të jenë të mbyllura”, tha ajo.
Të tjera
-
Frashër Krasniqi i shkon në tavolinë Mujës të VV’së: A po ju vjen marre që e pranuat “Zajednicën”, për KiE
Aktivisti i Partisë Socialdemokrate (PSD) Frashër Krasniqi, i ka shkuar në ta...
-
Abdixhiku e rikthen fjalimin në Kuvend – akuza Qeverisë për “tenderët sekretë”
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovë...
-
Aksioni mbi kontrollin e transportuesve të udhëtarëve, shqiptohen dhjetëra gjoba – konfiskohen targa e vetura
Inspektorati i Kryeqytetit njofton se po vazhdon aksionin e kontrollit të tra...
-
Osmani me Speich diskutojnë mundësitë e bashkëpunimit Kosovë-Vatikan
Presidentja Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenj...
-
Qalaj: PDK-ja do ta udhëheqë vendin, do të ndalet ikja e të rinjve jashtë vendit
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, është shprehur i bindur se kandidati i tyre ...
-
Studentët e Juridikut, të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi, Osmani: Sukses historik
Studentët kosovarë të Fakultetit Juridik kanë arritur sukses në garën botëror...
-
Tahiri: KEK ka 80 kontrata njëburimore në vlerë prej 102 milionë eurove
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, në “Frontal” të T7 ka f...
-
Syla ironizon me Krakun: Po na bënë nervoz neve shqipfolësve
Gazetari Valon Syla ka ironizuar me një thënie që në rrjete sociale po i atri...
-
Serbët në Veri ankohen për faturat e energjisë elektrike
Qytetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës në dy ditët e ...
-
Asambleja Parlamentare publikon agjendën, debati për anëtarësimin e Kosovës në KiE më 18 prill -detaje
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka publikuar agjendën zyrtare p...
-
Ish Presidenti i Kosovës, Prof. Dr. Fatmir Sejdiu, diskuton për pavarësimin e Kosovës para studentëve të UNI – Universum International College
Është mbajtur ligjërata publike me ish-presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, ...
-
Rritet tensioni për çështjen e detit të Kinës Jugore
Kina nuk do t'i lejojë Filipinet të veprojnë të njëanshme për çështjen e Deti...