Qeveria Hoti mbetet vetëm me 60 vota në Kuvend
Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 29 September 2020
Deputeti Etem Arifi, ose i njohur ndryshe edhe si vota e 61-të e Qeverisë Hoti, sot ka përfunduar në pranga, pas disa muajsh që kishte qenë në arrati. Si rezultat i mos prezencës së tij në Kuvend, për pesë herë me radhë ka dështuar të votohet edhe Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, që mes të tjerash iu mundëson qytetarëve edhe tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti. Kjo pasi që pa deputetin Arifi, ekzekutivi ka mbetur pa votën që i duhet për të kaluar ligje.
Shpresa e fundit e deputetit Etem Arifi, Gjykata Kushtetuese, i ka kthyer përgjigje negative këtij të fundit lidhur me ankesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme që kishte marrë vendim për ta dënuar për mashtrim me subvencione.
Pesë ditë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, deputeti Etem Arifi pas disa muajve që po qëndronte në arrati është dorëzuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, sot rreth orës 10:00.
Me katër korrik të këtij viti, Gjykata Themelore e Prishtinës kishte lëshuar urdhër arrest për deputetin Etem Arifi, i cili është dënuar me vendim të formës së prerë për mashtrimin me subvencione që kapin shumën mbi 25 mijë euro.
Arifi ishte dashur që pas pranimit të vendimit të lajmërohet në Qendrën për vuajtjen e dënimit me burg, por pasi që i njëjti nuk është lajmëruar, Gjykata kishte lëshuar Urdhëresë për ndalim, arrestim dhe dërgimin e të njëjtit në vuajtje të dënimit me burg.
Deputeti Etem Arifi është dashur që më 9 mars të paraqitej ne qendrën për vuajtje të dënimit, mirëpo gjendja shëndetësore e të njëjtit kishte bërë që Gjykata e Prishtinës të shtyjë 2 herë me nga 2 muaj ekzekutimin e dënimit.
Vota e Etem Arifit për Qeverinë Hoti ishte kontestuar pasi që i njëjti ishte bërë e ditur se kishte qenë i dënuar me burg në kohën kur kishte vazhduar të ushtrojë mandatin e deputetit.
Që nga koha sa ai po qëndronte në arrati, ekzekutivi ka dështuar të kalojë në Kuvend projektligje. Një nga ligjet më të rëndësishme është edhe ai për Rimëkëmbjen Ekonomike.
Në seancën e djeshme, ky Projektligj ka dështuar të votohet për herë të pestë.
Lëvizja Vetëvendosje për votën e Etem Arifit ishte ankuar në Gjykatë Kushtetuese, megjithatë, ky institucion ende nuk ka dalë me aktgjykim për këtë çështje.
Të tjera
-
Bislimi pret në takim përfaqësuesit e BB, kërkon mbështetje për Kosovën
Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bisli...
-
Votimi në 4 komunat veriore – Hapet regjistrimi për votuesit jashtë Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar qytetarët me të drejtë vote jashtë...
-
Haradinaj kujton masakrën e Deçanit e Klinës: Kosova në vijë më ushtritë e NATO-s, nderi më i madh për të rënët
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar ...
-
Inovacioni shkencor dhe teknologjik i Kinës forcohet vazhdimisht
Në vitin e parë të komercializimit të teknologjisë 5G-A, kompanitë kineze jan...
-
“Hajde zhvendosemi” – Pyetja për dinarin e bën Besnik Bislimin të ikë prej gazetarëve
Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, nuk është deklaruar për media ...
-
Tahiri: Ditët në vijim do të iniciojmë kërkesën për shpërbërjen e Kuvendit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri,...
-
Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë
Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, dhe ai i LDK-së, Arben Ga...
-
Artmotion dhe DigitAlb arrijnë marrëveshje të re bashkëpunimi pesëvjeçar
Artmotion, platforma lidere në Kosovë, dhe DigitAlb, platforma lidere në Shqi...
-
Arrestohet në Prizren burri me nënshtetësi gjermane, dyshohet për dhunë ndaj familjarëve të tij
Policia e Kosovës ka arrestuar në Prizren një burrë me nënshtetësi gjermane, ...
-
Bajrami ia bën ‘bajat’ ministrit Murati: Sektorit privat ia more taksat dhe i shpërndave si karramele
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit Hekuran Muratit, d...
-
Aksion i Policisë në Prizren, arrestohen dy të dyshuar për dro*ë e ar*ë
Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren ka njoftu...
-
Prishtina pritet të bëhet me polici të veten brenda vitit
Drejtoria e Policisë për kryeqytet pritet të bëhet brenda këtij viti. Kjo ...