Lajme

Qeveria Hoti mban sekret marrëveshjen me Grenell

Autori: H. Smajli 15:49 | 21 September 2020

Qeveria Hoti po mban sekret marrëveshjen që do të nënshkruhet sot, me delegacionin e SHBA-së, dhe emisarin special për dialogun Kosovë –Serbi, Richard Grenell.

Në agjendën e Grenell të siguruar ekskluzivisht nga Gazeta inFokus thuhet se nga ora 18:35 do të ketë edhe një ceremoni të nënshkrimit mirëpo pa dhënë detaje të tjera.

E që do të nënshkruhet një marrëveshje për Gazetën inFokus e konfirmoi edhe këshilltari i Kryeministrit Hoti, Xhavit Beqiri mirëpo ai tha që janë marrë vesh të mos japin detaje se cka do të nënshkruhet.

-Advertisement-

Ai ka thënë për Infokus se këto detaje do të jepen në konferencë menjëherë pas ceremonisë së nënshkrimit.

“Do të ketë konferencë për gazetarë pas ceremonisë të nënshkrimit ku do të jepen të gjitha informacionet. Kështu jemi marrë vesh, detajet kur ti japin do ti japim në konferencën për shtyp që do të jetë menjëherë pas ceremonisë së nënshkrimit”, ka thënë Beqiri.

Në këtë takim pritet të nënshkruhen marrëveshje të arritura me 4 shtator në mes të Kosovës dhe Serbisë në Uashington./Gazeta inFokus/

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera