Lajme

Qeveria Hoti del me vendim të ri pas sulmeve kibernetike

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 09 March 2021

Qeveria e Kosovës në detyrë ka marrë disa vendime në mbledhjen e 68 me radhë.

Njëri nga këto vendime është edhe ngritja e kapaciteteve për mbrojtje nga sulmet kibernetike, shkruan Gazeta inFokus.

“Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin me të cilin ka obliguar të gjitha institucionet publike në Republikën e Kosovës që të bashkërendojnë aktivitetet e tyre me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit në Ministrinë e Punëve të Brendshme (ASHI/MPB), për zhvillimin e sistemeve elektronike dhe integrimin e tyre në infrastrukturën dhe platformat qendrore të sistemeve të informacionit në pajtim me legjislacionin në fuqi. Me këtë rast, obligohet ASHI/MPB të paraqesë për miratim në Qeveri draftin e Strategjisë së Qeverisjes Elektronike brenda tre (3) muajve si dhe Policia e Kosovës që të rrisë kapacitetet hetuese për parandalimin e sulmeve kibernetike në bashkëpunim me institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Ndërsa kujtojmë se ditëve të fundit një sulm kibernetik pati Ministria e Financave derisa u raportua edhe për një sulm tjetër në një institucion tjetër për të cilin nuk u dhanë detaje. Në fillim u tha se ishte sulm kibernetik në Telekomin e Kosovës, mirëpo këta të fundit e demantuan./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera