Lajme

“Qeveria Haradinaj, më e dobëta dhe më e shtrenjta ndonjëherë”

Autori: Gazeta inFokus 06:29 | 02 August 2018

Deputeti i PSD-së, Dardan Sejdiu, ka thënë se qeveria Haradinaj është më e dobëta që ka pasur Kosova ndonjëherë.

“Qeverisja më e dobët dhe më e shtrenjtë, por është e pritshme sepse janë 22 parti në një koalicion të zorit. Këso qeverisje nuk ka pasur kurrë, por çdo vendim ne e kemi kritikuar dhe sfiduar në Kuvend”, ka thënë Sejdiu në Interaktiv të KTV-së.

Ai ka folur edhe për kontratën me kompaninë amerikane Contour Global për ndërtimin e termocentralit të ri, kontratë të cilën ai e quan të rrezikshme.

-Advertisement-

“Ne e kemi thirrur interpelancën për kontratën me Countur Global, e cila do të rris faturat e energjisë elektrike deri në 50 për qind. Pasojat e kësaj kontrate do të ishin marramendëse. Çmimi i energjisë në treg është as 40 euro, e ne duhet të paguajmë 80 euro – ose me rritje të çmimit të faturave, ose me anë të taksave. Kostoja për të cilën flitet për ndërtimin e termocentralit shkon në 1.3 miliard euro, shifër e cila mund të shndërrohet në 3 miliardë euro. Contour Globali ka marrë garancion 20 vjeçar nga Kosova për thëngjillin dhe ujin cilësor, ende pa nisur mihjet”, thotë Sejdiu, duke e cilësuar këtë kontratë si shumë të dëmshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera