Qeveria Gjermane: Të pezullohet implementimi i nxituar i Rregullores së BQK, Brukseli është vendi i duhur për bisedime

Autori: Gazeta inFokus
15:14 | 09 February 2024
Në përgjigje të presionit të madh ndërkombëtar për shtyrjen e implementimit të Rregullores së re të BQK-së për operacionet me para të gatshme, Qeveria e Kosovës ka zgjedhur që të ofrojë një muaj kohë periudhë tranzitore, kur serbët lokalë më shumë do të informohen dhe s’do të ketë ndëshkime.
Afati prej një muaj tranzicion po konsiderohet si një hap pozitiv, megjithatë nga aleatët perëndimorë po konsiderohet si periudhë e pamjaftueshme.
Qeveria Federale e Gjermanisë kanë ripërsëritur kërkesën për shtyrje të vendimit për implementim. Kështu kanë konfirmuar për Gazetën Express në një përgjigje nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë.
“Periudha e propozuar njëmujore e tranzicionit është një shenjë pozitive se qeveria e Kosovës është e gatshme të adresojë shqetësimet që dalin nga miratimi i nxituar i rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës. Megjithatë, një periudhë kaq e shkurtër tranzicioni, pa përgatitur një fushatë adekuate informuese dhe ndërgjegjësuese, nuk i plotëson kërkesat e një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent që përfshin në mënyrë adekuate njerëzit e prekur”, kanë thënë për Gazetën Express nga Ambasada Gjermane.
Sipas Berlinit zyrtar, shtyrja do t’i jepte kohë Kosovës që të përgatisë në mënyrë adekuate fushatën e nevojshme informuese dhe ndëregjegjësuese dhe të atresojë çështjen se si pagesat në mes Serbisë dhe Kosovës lehtësohen dhe realizohen në mënyrë transparente.
“Ndaj, qeveria gjermane kërkon ende që të pezullohet zbatimi i rregullores. Kjo do t’i jepte qeverisë së Kosovës mundësinë që në mënyrë adekuate të përgatisë fushatën e nevojshme informuese dhe ndërgjegjësuese dhe të adresojë çështjen se si pagesat ndërmjet Serbisë dhe Kosovës mund të lehtësohen dhe procesohen në mënyrë transparente dhe me kosto efektive në përputhje me ligjet kosovare”, kanë shtuar nga Ambasada e Gjermanisë.
Gjermnia ka bërë thirrje që Serbia dhe Kosova të diskutojnë në mënyrë të përbashkët për nevojat e personave të prekur nga vendimet legjitime të Qeverisë së Kosovës. Për Qeverinë e Scholz, dialogu i Brukselit është forumi i përshtatshëm për adresimin e çështjeve të tilla.
“Si Serbia ashtu edhe Kosova duhet të diskutojnë së bashku se si të pajtohen më mirë nevojat e personave të prekur nga synimet legjitime rregullatore të qeverisë së Kosovës; dialogu i udhëhequr nga BE-ja është një forum i përshtatshëm për adresimin e çështjeve të tilla”, kanë thënë nga Ambasada e Gjermanisë.
Nga Ambasada gjermane kanë rikujtuar edhe deklaratën e zëvëndës zëdhënësit të Qeverisë Gjermane të datës 26 janar ku thoshte se “Është vendim sovran i Kosovës që të prezantojë euron si mjetin e vetëm të pagesës edhe në veri. Megjithatë, një hap kaq i gjerë me efekte të gjera për njerëzit që jetojnë atje kërkon përgatitje transparente dhe të plotë dhe komunikim gjithëpërfshirës. Kjo vlen edhe për sa i përket përfshirjes së hershme të partnerëve evropianë dhe ndërkombëtarë të Kosovës. Shumë njerëz në veri të Kosovës deri më tani kanë qenë të varur nga dinari serb. Në disa raste, pagat, pensionet dhe përfitimet e tjera paguhen me dinarë. Prandaj i bëjmë thirrje Kosovës që të shtyjë datën e prezantimit derisa të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme”

Të tjera
-
Dedaj: LVV po e vret shtetin dhe demokracinë, turpi është nder për ta
Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të ra...
-
PDK kërkon dorëheqjen e Sveçlës pas vdekjes së Agon Zejnullahut
Pas mbylljes së seancë së 44-të në foltoren Kuvendit, deputeti i PDK-së, Përp...
-
Krasniqi: Rasti i Agon Zejnullahut kërkon vëmendje të menjëhershme nga institucionet përkatëse
Deputeja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi konsideron se rasti i Agon Zejnullahut p...
-
Behrami – Haxhiut: E nderuara ushtruese e përjetshme e kandidates për kryetare, respektoni Kushtetutën
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, në seancën konstitu...
-
Haradinaj: Edhe presidentja e tha se duhet pëlqimi i Kuvendit për votim të fshehtë, Kurti e ka nda mendjen për keq e më keq
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryetarin e Vetëvendosjes se ...
-
Pyetjet për doktoraturën në Francë e shqetësojnë, AGK reagon, thotë se deputeti Kraki e ka kërcënuar gazetarin
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar kërcënimin që ia ka bërë depu...
-
Ndodh edhe kjo, Xhelal Sveçla qeshet kur e pyesin se a do të japë dorëheqje pas rastit të Agon Zejnullahut
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka buzëqeshur kur ës...
-
Dështon edhe seanca e 44-të – Dehari sërish ua ndalë fjalën, tensione mes deputetëve në Kuvend
Edhe seanca e 44-të për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kos...
-
Guri nga foltorja e Kuvendit: Qetësohuni, oj Fitore a i ke kthy ende 200 mijë eurot, mos kesh se marre
Seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është shoqëruar me tens...
-
“Sveçla s’është mo”, Limaj kërkon përgjegjësi nga Drejtori i Policisë për vdekjen e Agon Zejnullahut
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se duhet të ketë përgjegjësi publike n...
-
Deliu: Presim përgjigje nga Kushtetuesja për shkeljet e vazhdueshme të bëra nga Dehari
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, është deklaruar par...
-
KGJK-ja obligohet t’ia paguajë 57 mijë euro dëmshpërblim Fatmir Limajt
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar pjesërisht padinë e Fatmir Limaj...