Lajme

Qeveria është e shqetësuar për këto dy vdekje

Autori: Gazeta inFokus 08:23 | 09 January 2018

Qeveria e Republikës së Kosovës me anë të një komunikate për media është e shqetësuar me informatat për vdekjen në rrethana të pasqaruara të 2 qytetarëve në Babimoc të Obiliqit.

“Qeveria kërkon nga organet e rendit që të ndriçohet ky rast sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Poashtu, Qeveria e Kosovës fton të gjithë qytetarët që mund të kenë informata për rastin të bashkëpunojnë me organet e rendit.“thuhet në komunikatë.

Mbrëmë dy persona, një femër dhe një mashkull, janë gjetur të vdekur në një shtëpi në fshatin Babimoc të Obiliqit.

-Advertisement-

“Rreth orës 21:00 kemi pranuar një informatë se në një shtëpi në fshatin Babimoc të Obiliqit, gjenden dy trupa të pa jetë, një femër dhe një mashkull). Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Policia e Kosovës

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera