Fokus

Qeveria e vendosur t’ia falë qindra mijëra euro kompanisë nga Peja (Dokument)

Autori: Anita Krasniqi 12:35 | 26 February 2019

Qeveria e Kosovës nën udhëheqjen e Ramush Haradinajt duket se ka vendosur që më çdo kusht t’i jep para të shtetit një kompanie private nga Peja.

Sikur një javë më parë, edhe këtë të marte ekzekutivi e ka futur në rend dite kërkesën për ti paguar qindra mijëra euro kompanisë “Euromaks”.

Dallimi është se kësaj radhe, shuma e kërkuar nuk është më 600 mijë euro për rimëkëmbjen e biznesit, por ka zbritur në 200 mijë euro ndërsa kërkesa nuk është bërë direkt nga kompania sikur herat e kaluara.

-Advertisement-

Sipas dokumentit që ka siguruar gazeta inFokus, Komuna e Kaçanikut është ajo që ka bërë kërkesë në emër të “Euromaks”përmes ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

Kërkesa për ndihmë e kompanisë “Euromaks” nga Peja i ishte dorëzuar ekzekutivit tre javë më parë, me datë 05.02.2019, ndërsa i menjëhershëm ka qenë reagimi i Haradinajt për ta futur në rend dite dhe obligimi i institucioneve përgjegjëse për t’ia ndarë paratë.

Në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur më 19 shkurt 2019 , u hoq nga rendi i ditës pika katër për të cilën raportoi gazeta inFokus.

Në këtë pikë ishte planifikuar të diskutohej për ndarjen e më shumë se gjysmë milioni euro kompanisë private “Euromaks” nga Peja.

Kjo kompani kishte arsyetuar kërkesën e tyre, duke thënë për inFokus se “Kosova në mungesë të rrjetit të gazit dhe në mungesë të vazhdueshme të prerjeve drunore, ka përdorur qymyrin që po përbën ndotësin masiv”.

Se a do të ndahen këto mjete për kompaninë “Euromaks” gazeta inFokus do ju mbajë të informuar./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera