Lajme

Qeveria e shpall 11 korrikun si Ditë të Përkujimit për Gjenocidin në Srebrenicë

Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 10 July 2024

Qeveria e Kosovës e ka shpallur 11 korrikun si Ditë të Përkujtimit për Gjenocidin e Srebrenicës.

Kryeministri Albin Kurti tha se sot Kosova po i bashkohet memorializimit të 11 korrikut, bazuar edhe në rezolutën që është miratuar në kuvend që e dënon gjenocidin në Srebrenicë por edhe në rezolutën përkatëse të Parlamentit Evropian e edhe në atë që u botua në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Ky është veprim fisnik e i duhur, në emër të Kosovës, të universales sonë njerëzore dhe dëshirës sonë për drejtësi e paqe. Që të mos të harrohet dhe përsëritet më gjenocidi as në Bosnjë dhe Hercegovinë, as në Kosovë e askund në rajon e botë”, tha Kurti.

-Advertisement-

Po ashtu, në mbledhje u mbajt edhe një minutë heshtje në shenjë nderimi për të gjithë të vrarët gjatë gjenocidit në Srebrenicë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera